Nje dite ne burgun e Fushe Krujes

Ky është burgu i Fushë Krujës.
Brenda këtyre mureve të mëdha betoni dhe dyerve të hekurta ndodhen rreth 380 të dënuar të formës së prerë.
Kontrollit nuk i nënshtrohen të gjithë ata që hyjnë brenda regjimit të brendshëm të burgut.
Burgu është i ndarë në dy seksione, atë të sigurisë së zakonshme që ka edhe numrin më të madh të të dënuarve dhe sigurisë së lartë që janë rreth 80 të burgosur në qelitë e sigurisë së lartë janë izoluar 32 të dënuar me burgim të përjetshëm, për krime të rënda.
Brenda mureve të këtij sektori, ndodhen disa nga të dënuarit e njohur për median, si “banda” e Durrësit bashkë me drejtuesit e saj Lulëzim Berishën e Endrit Doklen, gjeneralin Nehat Kulla, Elidon Kotorri, Ilir Paja, Gazmend Brraka i njohur si Gaxhai dhe shumë të tjerë.
Por, koha e lirë dhe aktivitetet fizike për këta të dënuar është e kufizuar kohën më të madhe, këta të dënuar e kalonin në palestrat brenda regjimit, fushat e minifutbollit dhe një tavolin ping pongu...këtu takuam njërin nga personazhet e vitit 1997, të dënuarin Gazmend Brraka i njohur si Gaxhai. Nuk pranoi të fliste, por nuk harron t’i japë porosi shokut të tij.
Ka kaluar shumë kohë nga shfaqja e tij e fundit në media, kohë kur tentoi të arratiset për të dytën herë nga burgu nëpërmjet një tuneli të nëntokës. Nuk pranon të kujtojë atë kohë, por pranon të luajë ping pong.
Përveç ping-pongut, në kalceto takuam edhe disa të dënuar të tjerë, jo pak të njohur për opinionin, kapiten i ekipit fitues ishte Fatmir Avdillari, i njohur me nofkën "Xupi i Yzberishtit", i cili nuk pranon të flasë para kamerave. Por në kohën e lirë, këta të dënuar kanë edhe aktivitetet të tjera.
Institucioni i burgut ka krijuar edhe ambiente të veçanta për ata të dënuar që kryejnë ritet fetare dhe që janë besimtar të devotshëm.