Bota 3D, nga televizorët deri te celularët
E tashmja është me tre përmasa. Pamjet në 3D po futen në përdorim kudo, në televizorët tanë, celularët, telekamera, aparate fotografike, etj. Asnjë nuk po shpëton nga mania e re (e vjetër) e tre përmasave. Mjete të reja teknologjike premtojnë eksperienca vizive të pa provuara më parë.
Smartphone-i i parë që përdor teknologjinë 3D pa ndihmën e syzeve është prodhuar nga Lg dhe quhet Optimus. Ai është më tepër se një telefon, me imazhet video tre dimensionale që i japin ekranit 4.3 polc një pamje futuriste. Gjithcka falë procesorit Dual Core dhe fotokamerës së dyfishtë prej 5 megapixel. Sistemi operativ bazohet në sistemin Android.
Prej pak mujash ka dalë në dyqanet më prestigjoze linja e re e televizorëve Samsung në 3D. Vecoria që i dallon nga të tjerët është se mund të konvertojë imazhet normale në tre dimensionale, si emisionet televizive dhe filmat që vinë në dy dimensione.
Në fushën e lojrave elektronike kemi Nintendo 3DS dhe jemi duke pritur prodhimin e fundit të Sony, Playstation 3D. Duket se Sony ka ndermend ta nxjerrë në treg produktin e ri në vjeshtë. Risi do të jetë funksioni i shumë lojtaëve, që falë 3D-së do të lejoj secilin të ketë në dispozicion një ekran virtual ku mund të gjej komandat.
Sektoret që po e shfrytëzojnë më tepër teknologjinë e re të tre përmasave janë ato të kinematografisë dhe fotografisë. Falë cmimeve që po bëhen më të pranueshëm, kushdo mund të realizojë mini-filmat e tij në 3D. Midis telekamerave më të përhapura është Panasonic HDC-SDT750. Ndërsa nga aparatet fotografiche mund të përmendim Fuji Fine Pix 3D.
(a.h/BalkanWeb)