E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google Maps vendos parashikimin e motit

Vendndodhja dhe moti duhet të shoqërohen gjithmonë me njëra-tjetrën. Ndodh shpesh që kur kërkojmë adresën e ndonjë vendi jashtë qytetit tonë, të interesohemi edhe për parashikimin e motit. Pra Google edhe një herë ka menduar për të na e thjeshtëzuar jetën duke vendosur në hartat e tij edhe parashikimet e motit për cdo pikë të globit.

Parashikimet nuk do të tregojnë motin vetëm në zonën ku banoni, por do t’iu informojnë për motin në cdo vend të botës me temperaturat dhe cdo tregues tjetër të rëndësishëm.

Me bashkëpunimin e weather.com, parashikimet do të shfaqen në hartë me ikona të diellit, shiut, reve, etj. Dielli dhe hëna do të shfaqen kur është natë apo ditë, në vende të ndryshme të botës.

Për të shfaqur motin në hartë do duhet ta zgjidhni në menunë ku përzgjidhet dhe pamja e hartës së thjesht apo satelit. Nëse klikoni në ikonën e motit për një qytet të caktuar, do të shfaqen informacione më të detajuara, si për shembull niveli i lagështisë dhe parashikimi për ditët në vijim.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›