Komuna Shalë, KQZ shpall fitues kandidatin e PS-së
TÌRANE- Zgjedhjet e komunës së Shalës janë fituar nga kandidati i koalicionit të majtë, "Aleanca për të Ardhmen", Balë Vuksani. Pas bllokimit të procesit të numërimit të votave në komunën e Shalës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi dje në mbrëmje votat e hedhura në pesë qëndrat e votimit të kësaj komune. Nga numërimi i fleteve të votimit ka rezultuar që kandidati i "Aleancës për të Ardhmen" Balë Vuksani të kishte marrë 644 vota ndërsa kandidati i "Aleancës për qytetarin" Dedë Tonaj të marrë vetëm dy vota më pak, 642 vota. Po ashtu, nga ky numërim kanë rezultuar 40 fletë votimi të pavlefshme ndërsa kanë marrë pjesë në votim rreth 50 përqind e votuesve të komunës së Shalës. Kjo është hera e tretë që prej 8 majit, që tentohet të mbahen zgjedhjet në komunen e Shalës. Dy herët e para, procesi i votimit është bllokuar duke e zvarritur atë deri në procesin zgjedhor të kësaj të diele. Gjatë paradites, deputeti i PS-së, Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha se po tentonte të manipulonte rezultatin në këtë komunë.
(s.g/balkanweb)
(s.g/balkanweb)