E Diel, 1 Nëntor 2026

Qentë mund të nuhasin tumorin e mushkërive

Sipas një studimi gjerman, një qen mund të gjej prezencën e tumorit në mushkëri duke nuhatur frymën e pacientëve. Studiuesit kanë kohë që kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin në pacientët e sëmurë disa lloje tumoresh, por ky ka qenë studimi i parë që provon aftësinë e tyre për të gjetur pranin e tumoreve.

Ky është një hap i madh në luftën e tumorit të mushkërive. Studiuesit kanë arritur të zbulojnë se ka disa përbërës të caktuar që tregojnë pranin e këtij lloj tumori dhe studimi mbi qentë e ka vërtetuar këtë gjë.

Studiuesit në spitalin gjerman Schillerhoehe, punua me qenë të trajnuar mbi 220 vullnetar. Grupi përfshinte pacient të shëndetshëm dhe të tjerë me tumor në mushkëri. Qentë arritën të zbulonin me saktësi 71 të sëmur nga 100. Ata arritën gjithashtu të zbulonin 372 të shëndetshëm nga 400.

Interesant ka qenë fakti se qentë arritën të zbulonin tumorin edhe në prani të faktorëve të tjerë, si për shembull përdorimi i duhanit. Testet aktuale për zbulimin e tumoreve në mushkëri ende nuk arrin ta bëjnë këtë.

Studiues të tjerë kanë punuar mbi kompjuter të aftë të bëjnë të njëjtën diagnozë, pa përdorur qentë. Por ndonjëherë qentë janë më mirë se teknologjia në zbulimin e këtyre sëmundjeve.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›