E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami S039u kemi shitur arme vendeve nen embargo

Arben Imami Nuk kemi pasur marreveshje me Libine. Ministri i Mbrojtjes deshmon ne Komisionin e Sigurise

Ju siguroj se Ministria e Mbrojtjes nuk i ka shitur arme dhe municione nje vendi nen embargo nuk i ka shitur arme dhe municione nje vendi terrorist apo qe e mbeshtet terrorizmin. Duke paraqitur nje raport per importimin dhe eksportimin e armeve nga viti 2008 e deri ne 2010 ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar dje ne Komisionin e Sigurise se vendi yne nuk ka realizuar asnje marreveshje tregtie armesh apo municionesh te jashteligjshme e per me teper me asnje shtet qe ndodhej nen embargo sikurse Libia. Ne seancen degjimore e cila zgjati perreth dy ore ku nuk munguan as debatet e shumta ministri Imami ka evidentuar rregullsine e kontratave te Shqiperise per mallrat ushtarake duke sqaruar Kontratat qe ne kemi bere jane konsultuar edhe me sherbimet partnere ne menyre qe te mos behen gabime. Duke iu pergjigjur pyetjeve te ngritura nga anetaret e Komisionit te Sigurise ministri Imami ka sqaruar perpara deputeteve gjithe import-eksportin e mallrave ushtarake me shtetet e tjera ne tri vitet e fundit. Ka vetem nje princip ai eshte vendosja e embargos. Ku ka embargo nuk ka regeti te ligjshme. Sikurse e shihni ne tabelat qe ju kam paraqitur ne kete komision nuk rezulton ne asnje nga shkresat zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes regeti te mundshme armesh me Jemenin apo me Iranin ne menyre absolute keshtu qe kjo ceshtje eshte jashte diskutimit - ka pohuar kreu i dikasterit te Mbrojtjes. Duke folur per akuzat e ngritura ne lidhje me anije te nisura nga Porti i Durresit me municione drejt Jemenit ministri i Mbrojtjes deklaroi Ministria e Mbrojtjes ecen mbi baze te legjislacioneve shqiptare duke mos shkelur asnje detyrim qe rrjedh prej tij. Per fat te mire kemi nje legjislacion te plote qe ka tri nyje kryesore nje prej te cilave eshte licencimi i AKSH-se qe ka si detyre te beje te gjitha investigimet e nevojshme qe ia kerkon ligji dhe me pas ben te gjithe raportimet e nevojshme ne menyre transparente duke ia raportuar OKB-se. Po keshtu AKSH-ja raporton edhe ne organizma te tjera evropiane per sa u perket te gjitha blerjeve dhe shitjeve. Te gjitha te dhenat qe kemi ketu jane te dhena te njohura jane te dhena te cilat klikohen ne internet dhe qe mund ti marre kushdo. Nyja e dyte eshte qe Ministria e Mbrojtjes nuk ka nxjerre mall pervecse ne keto drejtime te cilat jane te percaktuara ne tabele. Sa i perket transfertave qe dalin nga Porti i Durresit Ministria e Mbrojtjes nuk e ka objekt pune te saj. Lidhur me ceshtjen e Jemenit kreu i Ministrise se Mbrojtjes ka pohuar Per sa i perket ceshtjes se trete qe ju shtroni ne lidhje me tregtine me Jemenin une mund tju them vetem se detyra jone eshte te nenshkruajme kontrata te cilat licencohen nga AKSH-ja dhe nje kontrate e caktuar mund te realizohet por mund edhe te mos realizohet per arsye te ndryshme. Kontrata qe eshte bere me Jemenin si end user nga ministria perkatese ne ate vend eshte nje kontrate e cila nuk eshte arritur te zbatohet. Gjate vitit 2010 nga pala blerese eshte kerkuar rinovimi i kontrates nderkohe qe nga ana jone nuk ka pasur asnje arsye per te mos u rinovuar kontrata. Jemeni eshte nje vend i cili nuk eshte ne embargo Jemeni eshte nje vend aleat jo yni drejtperdrejt por aleat ne luften kunder terrorizmit. Po keshtu per sa i perket tregtise se vendit tone me Malin e Zi ministri Imami ka sqaruar edhe nje here Mali i Zi eshte nje vend qe ka hyre ne partneritetin per paqe eshte nje nga vendet qe lufton terrorizmin dhe ka prezence edhe ne Afganistan. Po keshtu Mali i Zi eshte ne rrugen drejt anetaresimit te plote ne NATO ndersa u bindet te gjitha rregullave te tregtise se ketyre mallrave dhe perdorimit ushtarak si nje vend qe zbaton ne kete drejtim standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Ministri Imami

Per Libine nuk kemi derguar kurre arme

Mund te them me bindje se Shqiperia ne keto 5-6 vitet e fundit i ka pare me vemendje maksimale te gjitha procedurat e kerkuara ne drejtim te import-eksportit te mallrave dhe municioneve luftarake. Te jeni te bindur se nuk kemi derguar kurre arme ne Libi. Keshtu ka deklaruar ne Komisionin e Sigurise ministri i Mbrojtjes Arben imami duke iu referuar ceshtjes se tregtise se armeve. Ne perfundim do te pergjigjesha se pervec kritereve ligjore dhe atyre politike per te mos furnizuar me arme vendet qe nuk jane mike apo jane armiqesore ndaj Shqiperise dhe NATO-s besoj qe eshte zbatuar edhe nje kriter moral per te mos cuar armatime atje ku ka konflikte te ndezura midis shteteve pra ku ka luftera - ka perfunduar fjalen e tij ministri i Mbrojtjes z. Imami.

Per Jemenin nuk eshte vend ne embargo

Per sa i perket ceshtjes se trete qe ju shtroni ne lidhje me tregtine me Jemenin une mund tju them vetem se detyra jone eshte te nenshkruajme kontrata te cilat licencohen nga AKSH-ja dhe nje kontrate e caktuar mund te realizohet por mund edhe te mos realizohet per arsye te ndryshme. Kontrata qe eshte bere me Jemenin si end user nga ministria perkatese ne ate vend eshte nje kontrate e cila nuk eshte arritur te zbatohet. Gjate vitit 2010 nga pala blerese eshte kerkuar rinovimi i kontrates nderkohe qe nga ana jone nuk ka pasur asnje arsye per te mos u rinovuar kontrata. Jemeni eshte nje vend i cili nuk eshte ne embargo Jemeni eshte nje vend aleat jo i yni drejte per drejte por aleat ne luften kunder terrorizmit. Po keshtu edhe Libia nuk ka qene nen embargo para pak kohesh dhe nuk ka pasur as nje arsye perse te mos behet nje tregti e tille - ka thene gjate fjales se tij ministri Imami.

Per Malin e Zi aleat drejt anetaresimit ne NATO

Per sa i perket tregtise se vendit tone me Malin e Zi ministri Imami ka sqaruar edhe nje here se Mali i Zi eshte nje vend qe ka hyre ne partneritetin per paqe eshte nje nga vendet qe lufton terrorizmin dhe ka prezence edhe ne Afganistan. Po keshtu Mali i Zi eshte ne rrugen drejt anetaresimit te plote ne NATO ndersa i bindet te gjitha rregullave te tregtise se ketyre mallrave dhe perdorimit ushtarak si nje vend qe zbaton ne kete drejtim standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian - ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Raporti per eksportin

Mbizoterojne mitralozat e rende ne Malin e Zi

Lidhur me eksportet ne raportin e siguruar nga Standard Mbi te dhenat e transferimeve nderkombetare te mallrave ushtarake dhe teknologjive te tyre te licencuara si dhe transferimeve nderkombetare te mallrave ushtarake dhe teknologjive te tyre te realizuara per vitet 2008-2009-2010 te cilin ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka dorezuar dje Komisionit te Sigurise evidentohet konkretisht sasia e mallit vetem te ekzekutuar se sasia e mallit te ekzekutuar per periudhen 1 janar 2009 -1 qershor 2009 100 cope mitraloze te rende 12.7 model 54 kategoria II i kompletuar me trekembesh eshte eksportuar drejt Malit te Zi si dhe 35 cope trekembesha te MKA 12.7mm model 54 225 cope shtreter te MKA 12.7 mm model 54 15 987.4 kg amatoll.

Per periudhen 1 qershor 2009 - 31 dhjetor 2009 jane eksportuar drejt Republikes se Burundit 57800 cope fisheke 12.7x108 mm blind-djeges.

Per periudhen 2010 sasia e mallit te ekzekutuar per ate vit eshte 2683120 cope municione 7.62x54 mm drejt Republikes Ceke dhe 3794400 cope municione 12.7x108 mm. Drejt Malit te Zi 100 cope mitraloza te rende 12.7 mm model 54.4 kateg. 11 53 200 kg Hexogene 0 ne Republiken Ceke 50 952.5 kg Hexogene 1 5 717.5 kg Hexogene 5. Drejt Malit te Zi 100 cope mortaje 60 mm.

Per periudhen 2010 sasia e ekzekutuar qe spikat eshte 500 000 cope fisheke kal. 9 drejt Italise si dhe 7 000 cope fisheke 8.58x69.20 mm NATO drejt Finlandes dhe 10 000 cope fisheke 7.62x51 mm NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›