E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste si sandall i prishur

Situata ne cilen Partia Socialiste ndodhet nuk ka qene me e brishte se sot. As atehere kur ne skene thirrej lideri historik Fatos Nano dhe ne rresht te gjithe per nje i vuri lidershipin e majte te pakenaqurit te paaftet tradhtaret e brendshem dhe ithtaret dhe i udhehoqi edhe per nje mandat tjeter ne KPD e famshme me emrin filozofik lsquoKatharsis. Me politikat qe ndoqi ofroi si njerez te lekundur majtas dhe djathtas duke rritur kontributet. Per hir te se vertetes duhet pranuar se si kapedan anije dhe timonier i zoti qe njeh mire dallgen tramundanen detin e vdekur dhe detin disa ballesh si nje njeri qe njeh shume mire kohen dhe parashikon stuhite edhe pa prishje moti duke ruajtur parametrat edhe per dite te keqe ai mundi te dale nga deti i trazuar me demtime jo pak te vogla dhe njerez te plagosur pasi u end gjithe deshperim ne dyert qe nga Evropianet kurre siu hapen. As mundimin nuk e mori Atlantikun te kalonte me nje palo varke te prishur. I mblodhi te gjithe pa lene jashte loje edhe te perkedhelurit satelitet qe jane te pranishem ne cdo qeverisje PBDNJ-shin qe sherben si varke shpetimi ne raste emergjence me ajer e mbushur ne prag fushate dhe e hedhur diku ne nje cep te barkes si send i panevojshem dhe kenaqi te kuq e te zi te verdhe e jeshil por edhe shumengjyresh me corben e gatuar. Lundroi nga veriu ne jug nga lindja ne perendim per te gjetur pak toke ose sterre per te ankoruar anijen dhe me ne fund gjithe deshperim iu kthye tokes se tij qe dikur e shau dhe ende vazhdon ta shaje pas 8 vjet lundrimi mes detit te trazuar dhe qiellit te vrenjtur dhe po kaq vjet largimi me turpin mbi vete bujtinave te Evropes. E njejta situate eshte edhe per pasardhesin qe ka dhene prova per paudhesite e tij. Partia Socialiste ka kohe qe e ka humb busullen e orientimit dhe aq me keq akoma duke mos pasur nje timonier te zote duket se i ka ardhur fundi ose pritet ti vije se shpejti pas zgjedhjeve te ardhshme ne majin e shumepritur. Te mundshme parashikimet nga meteorologet tane te zellshem ne kesi punesh me exitpollet e famshme tregoje kohe te keqe. Per me teper per ata qe dine ta lexojne kohen si qemoti kapedanet e famshem qe me sandall dhe mjete primitive gjoksin i vune detit dhe kur shpinen sia kthyen jane zhytur ne sirtaret e harreses ne xhepa te grisur dhe skuta te jodizuara nga lageshtia mbuluar nga shkuma e detit lecitur nga njerezit e sotem. Partia Socialiste i ngjan atij sandallit te prishur qe ka marre uje nga humbja e tapes qe i sherben vetem per larje nga myshku i zene pas qendrimit te gjate ne detit e trazuar. Kapiteni i saj kryetari i partise z. Edi Rama duket me dashje po prish edhe ate pak kontribut te ndershem brenda radheve te saj e cila e ben ate nje parti te hapur me origjine plebeje. Keshtu i ngjet kujtdo qe pushtetin e merr si dhurate ose pa kontribute te falur per jeten aktive si militant partie. Partia Socialiste sot rrezikon me shume se interesat e nje apo disa individeve qe e kane mberthyer sic mund te mbertheje prene e saj bisha te emisioni Explorer qe na shfaqet ne Top Chanel per fundjave te kendshme me viktimat e radhes. Per ata qe nuk e dine dhe se njohin sandallin ne gjuhen e detit eshte varka e lidhur pas anijes qe i sherben per te bere rrethimet per te kapur gjahun peshkun e madh peshkun e turmes me parangall ose me rrjeta koken te shpetoje nga mbytja. Disa here PS u mundua te bente rrethime te kesaj kategorie me tiganin ne zjarr por pa dobine e duhur. Rrethimet zakonisht behen naten nen nje projektor ndricues qe e ze ne befasi peshkun ose ne oraret e gjumit eshte gjah i garantuar. Por ndodhi krejt e kunderta nga deti shumeballesh jo peshkun se kapen por rrezikojne edhe jeten qe te genjen kaq embel. Nje pjese e ekuipazhit duke parashikuar mot te keq me shtrengate dhe rrufe vetetimash ne qiellin e paster nuk pranuan te shkonin ne gjueti me kapitenin e saj duke preferuar te rrinin ne stere pas refuzimit per nje kapedan tjeter me dy pellembe mustaqe qe detin e njihte. Timonieri i PS-se nuk pranoi per te degjuar as keshillat e tyre per nje alternative tjeter. Deti sdo gra por burra te forte dhe nje komande te vetme. Keta peshkatare qe sjane te zote ne keta 20 vjet pervec prezences se shokeve te ardhur nga skajet e vendit e kane vene ne dyshim edhe ekzistencen e tyre. Ndoshta jane mesuar ne toke te thate te gjuajne krap dhe ca me shume akoma te jene peshkatare te zot per zhabat e famshme qe ne pellgje te ndotur rriten ose ne raste fatlume permbytjen e radhes duke gjuajtur njerez. Nje pjese e tyre kane hipur te genjyer nga flladi i detit dhe pa e ditur se gjahu i tyre jane ata vete kane rene ne gjahun e kapedanit te tyre qe me shume se gjithcka i trembet per vdekje mbytjes se anijes nga egoizmi frenetik si shpetimtar i kombit kur do te vdese me lavde si Don Kishoti i Mances. Per ata qe fatkeqesisht nuk dine te gjuajne peshk po ju kujtoj se koha me e mire per gjueti eshte koha e stines se dimrit deri ne pranveren e vitit pasardhes kohe kur moti eshte i paqendrueshem dhe deti eshte i eger. Per ate qe nuk e ka te drejten qe te marre nje ekuipazh ne qafe dhe bashke me te edhe varken ky eshte vetem fillimi i fundit trondites. Ti hysh nje zanati te tille do guxim dhe kurajo dhe pervec kesaj eksperiencen e duhur. Deti i vdekur ne dukje eshte perbindesh me rrymat e fuqishme qe fshehur rrine dhe per nje sy te mesuar nga pervoja e jetes. Vetem ata e dine se cdo te thote ti hysh nje marrezie te tille ne permasa tragjike per fatet e nje partie apo edhe te nje elektorati qe kur nuk e ka ditur rrezikun dhe aq me shume te marre fatkeqesisht fare lehte nga mendje diletante me sportivitetin e kohes si notar kampion me kanoen e shpuar ne pellgjet e Tiranes. Para se gjithash duhet nje njeri me zemer dhe shpirt titani qe ekuipazhi ne bord te ndihet i sigurt. Ajo cfare i mungon PS-se qe eshte shume e rendesishme per ecjen e mire te puneve duhet nje eksperience me pare qe ne kohet e sotme nuk vleresohet sa duhet ose me mire ta themi eshte zhvleresuar fare. Kapedani i anijes eshte mesuar keto vite te militoje ne parti si parazit dhe asnjehere nuk e ka marre guximin te hyje vete ne det me menget perveshur. Gjithcka deri me sot i eshte servirur nga te tjeret ne trajten e nje pjate me fruta deti dhe kur nuk e ke kapur vet gjahun asnjehere mos pretendo se mund ta shijosh ashtu sic duhet peshkun e hidhur te servirur me gjithe delikatesen e kohes nga quravitjet e fundit. Keshtu qe i dale ne det te hapur me kohe qe ndryshon sa hap e mbyll syte harron per nje cast se je vetem njeri dhe jo i pavdekshem sic do te deshiroje te ishe. Ne detin e trazuar nga dallget nuk je gje tjeter vecse nje levozhge arre qe deti luan dhe tinezisht tallet me kripen qe te ngjitet dhe te merr shpirtin. Me nje palo ekuipazh jo profesionist qe e kane te veshtire te shohin jashte anijes nga frika se po u vjen fundi shtohet me shume paniku dhe ankthi. SOS ne gjuhen e detit jane fjalet me te shpeshta qe ne raste te ngjashme i degjon pak si dendur por askush nuk te degjon per faktin e vetem se je bere i pabesueshem dhe vetes ia bere si dikur piktori bohem i surealizmit kur ecen kunder rrymes. I vetem ne mes te detit duket se fundi yt tragjik eshte i paracaktuar. Ose do te mbytesh dhe bashke me ty edhe ekuipazhi qe te ndoqi nga pas vetem me servilizem pas dhjete vjet mbreterimi ose do te veteflijohesh i vetem sic i ka hije burrit sic eshte edhe zakoni i detit qe kapedani bashke me sandallin i vetem veteflijohet me ndere por ne kete rast ti ndere nuk pate dhe bashke me veteflijimin do te marresh nga pas edhe meshiren e nje populli qe edhe me hasmin eshte i meshirshem. I ndershmi eshte jashte mode dhe ka arme te forte vetem lutjen por ti kurre nuk besove dhe nuk beson akoma se me lutjet e tij do te vinte edhe fundi yt i turpshem si ai qe tinezisht vendin te leshoi me rrahjen e shpatullave kur te buzeqeshi hidhur. Per ty nuk ekziston partia as miq as shoqeria. Per ty ekziston pa ndere lavdia por shpejt ke per tu shtrydhur si shtrydhen cibanet. E pergojove kete popull e lodhe e talle e injorove e dhunove dhe e genjeve por nderin kurre nuk arrite tia marresh. Alternative tjeter pervec evakuimit nga deti ty nuk te ka ngelur prandaj lutu dhe bashke me ty edhe ne qe te jesh ne parajsen e Zotit. Historia do te shkruaje. Nuk eshte kurre vone ndonese ti le gjurme per paudhesite e tua me vonesen e madhe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›