Bota e ndryshme e dy personazheve

Filmi komedi i vitit 2009 do të vijë në ekrane të televizionit DigiGold, të cilin në Kosovë mund ta shikoni me anë të platformës digjitale të IPKO’s.
Çdo sezon të pushimeve, pavarësisht respektit dhe traditës apo zemërimit të zakonshëm, kemi disa studio në Hollywood që punojnë për shijen e njerëzve. Bëjnë komedi interesante, të cilat janë shumë të mira. Ato janë komedi sharmante, paksa limonada të cilat paraqesin një gjë që ne të tjerët nuk jemi mësuar më to.
PO, është e vërtetë sepse filmi “Four Christmases” është një film që paraqet një çift të shthurur, por shumë sentimental, i cili për Krishtlindje vendos që t’i kalojë me prindërit e tyre, por duket se traditat e tyre nuk janë shumë të përshtatshme për ta.
Brad dhe Kate kanë një traditë të veçantë... Çdo vit në kohën e Krishtlindjeve ata përpiqen me çdo mënyrë për të shmangur festën me familjet.
Por, kur plani i tyre për pushime prishet, s’mbetet gjë tjetër veçse t’i vizitojnë të gjithë brenda një dite të vetme...
Mos e harroni idenë e vjetër këtu. “Four Christmases” nuk ka asgjë të çuditshme, por është i veçantë sepse është i ndarë në katër pjesë, të cilat ju lirojnë nga stresi dhe ju dërgojnë në gjëra shumë interesante.
Është e pazakonshme që në një moshë të këtillë dhe në këtë kohë të Amerikës moderne ka gjëra shumë të tmerrshme, të cilat shoqërohen me mizantropi, të cilat e bëjnë këtë film që të bazohet në poezinë e Philip Larkinit “This Be the Verse”(Ky është vargu).
Kjo është ajo që na paraqet Kate (Reese Witherspoon) dhe Brad (Vince Vaughn) sepse duhet që të bëjnë një gjë që nuk munden. Ata janë të pamartuar, një çift i dashuruar i San Franciscos të cilët dëshirojnë që të kalojnë Krishtlindjet se bashku, por udhëtimi i tyre anulohet. Pasi u dështon projekti, të mërzitur vendosin t’i vizitojnë familjet e tyre, por pikërisht këtu qëndron ndasia e tyre dhe ata e kuptojnë se nuk janë shumë për njëri-tjetrin.
--------
“Four Christmases”
Regjia: Seth Gordon; skenari: Matt R. Allen, Caleb Wilson, Jon Lucas dhe Scott Moore, bazuar në tregimin e Mr. Allen dhe Mr. Wilson; regjisor i fotografisë Jeffrey L. Kimball; montazha: by Mark Helfrich dhe Melissa Kent; muzika: Alex Wurman; produksioni: Shepherd Frankel; producentë: Roger Birnbaum, Gary Barber dhe Jonathan Glickman; distributor: Ëarner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1orë 26 minuta.
Aktorët: Vince Vaughn (Brad), Reese Witherspoon (Kate), Robert Duvall (Hoëard), Jon Favreau (Denver), Mary Steenburgen (Marilyn), Dwight Yoakam (Pastor Phil), Tim McGraw (Dallas), Kristin Chenoëeth (Courtney), Jon Voight (Creighton) dhe Sissy Spacek (Paula).