E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimet per standardin

Konferenca shkencore del ne disa perfundime per permiresimin e shqipes standarde dhe sugjeron ngritjen e Keshillit Mbareshqiptar per Gjuhen


Ndersa konferenca per ceshtjet e shqipes se sotme dhe ne vecanti standardit kryente punimet me 15-17 dhjetor ne Durres nuk munguan jehonat kundervenese ndaj saj.


Nje grup profesoresh dhe publicistesh aludonte per nje konspiracion ndaj standardit qe po kryhet ne nje hotel turistik ne Durres duke nenkuptuar se ky eshte nje tubim qe po merr persiper cmitizimin e vlerave kombetare qe jane konfirmuar nen diktature.
Nder ta edhe firmetare te Kongresit te Drejtshkrimit 1972 qe nuk levizin nga sinori i paprekshmerise se gjuhes.

Ne konferencen e Durresit kishte atje gjuhetare qe kane firmosur Kongresin por qe jane pro rishikimit e rregullave per te cilat vete rezoluta e Kongresit deklarohej e hapur per permiresime qe i kerkon gjuha veta si nje organizem qe gjallon dhe zhvillohet me kohe.


Nga analizat e shkencetareve gjuhetare perfaqesues te qendrave albanologjike instituteve te gjuhes dhe universiteteve nga Shqiperia Kosova Maqedonia Italia dhe Gjermania pjesemarres ne konferencen shkencore treditore e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dolen disa perfundime qe u bene te ditura dje ne mbremje.
Konfirmohet se pari vlefshmeria e standardit ne kete dekada pavaresisht se i themeluar ne nje epoke te ngarkuar me ideologji dhe me mungese te lirise shkencore.


Por duke referuar praktikes se perdorimit te shqipes standarde qe prej vitit 1972 e deri me sot rezulton se kjo gjuhe ka nevoje qe ti nenshtrohet periodikisht nje shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit ne te gjitha segmentet.


Me kete kihet parasysh shqyrtimi i disa rregulla te drejtshkrimit me qellim njesimin e tyre dhe shmangien e konflikteve te krijuara si pasoje e zbatimit te dy parimeve te ndryshme njeheresh atij fonetik dhe atij morfologjik. Ne menyre te vecante drejtshkrimi i zanores -e ka nevoje per rishqyrtim.


Konferenca propozon qe te rishikohet perdorimi i shkronjes se madhe drejtshkrimi i emrave te huaj te pervecem si dhe drejtshkrimi i toponimeve.


Ne aspektin e leksikut te standardit te shqipes duke ditur qendrimin qe eshte mbajtur ndaj dialektit gege konferenca propozon hapjen ndaj prurjeve nga dialektet sidomos nga dialekti gege dhe nga autoret e tradites letrare ne kete dialekt dhe qe te vazhdoje puna per pasurimin e leksikut me krijime te reja sipas gjedheve fjaleformuese te shqipes si dhe per pastertine ndaj huazimeve te panevojshme.


Njesim dhe kodifikim te terminologjise ne te gjitha fushat eshte nje kerkese tjeter per vemendje dhe pune te madhe qe gjuhetaret i deklarojne gjuhetareve.


Ne piken shtate te perfundimeve qe ka te beje me sistemin morfologjik kerkohet qe rishqyrtohet formimi i shumesit te emrave per nje saktesim te metejshem paradigmatik duke synuar njesimin dhe shmangien e perjashtimeve te shumta.


Here pas here ne diskutime per standardin eshte permendur mundesia e integrimit ne te te paskajores gege gje qe gjuhetaret e kane renditur nder ceshtjet specifike qe duhen studiuar dhe shqyrtuar.


Perfundimet e fundit Studimet dhe hulumtimet te jene te hapura edhe ne fushen e sintakses dhe Nxenia e shqipes ne shkolle ne te gjithe hapesiren shqiptare ka shfaqur veshtiresi dhe probleme ndaj propozohet permiresimi i kurrikulave i teksteve i metodave te mesimdhenies si dhe aftesimi i metejshem i mesuesve te gjuhes amtare.


Konferenca miratoi krijimin e Keshillit Mbareshqiptar per Gjuhen me statusin e personit publik sepse kjo Keshilli mund te jete nje rruge e mire per tu gjetur zgjidhje ceshtjeve te rendesishme te politikave gjuhesore te planifikimit te gjuhes dhe te strategjise per zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.


Komisioni Shkencor i Konferences i perbere nga Prof. Dr. Ardian Marashi kryetar dhe anetaret Kolec Topalli akademik Ethem Likaj akademik Prof. Dr. Imri Badallaj dhe Prof. As. Dr. Valter Memishaj i vlereson teper pozitive punimet e konferences per frymen e debatit i cili e pasuron mendimin gjuhesor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kerkimore te domosdoshme per etapen e sotme te zhvillimit te shqipes.


Mbi temen Shqipja ne etapen e sotme politikat e permiresimit dhe te pasurimit te standardit gjuhetaret referuan per historine e formimit te standardit problemet e tij gramatikore problemet e drejtshkrimit dhe te pasurimit marredheniet e standardit me dialektet standardi dhe norma letrare letersia shkolla mediat.


Ne perspektive te ketyre perfundimeve Komisioni Shkencor i Konferences pohon qe duhet vijuar me studime te thelluara per ceshtje te vecanta si dhe duhen gjetur menyrat dhe mundesite qe puna e nisur te vazhdoje ne menyre periodike ne perputhje edhe me porosine e dale nga Kongresi i Drejtshkrimit ne te cilin u sanksionua kodi normativ i shqipes Struktura e sotme e gjuhes letrare eshte e hapet e do te mbetet e tille. Perndryshe zhvillimi i gjuhes letrare do te nderpritej.


Ai qe ne quajme kristalizimi perfundimtar i normes ne te vertete nuk eshte kurre perfundimtar i perjetshem statik ai duhet kuptuar si vendosje e nje qendrueshmerie tipike por relative te normes e cila eshte dinamike zhvillohet e persoset.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›