E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogia Kostani konkurron me te rinjte

Aktorja dhe pedagogia e aktrimit ne Fakultetin e Artit Skenik Rozina Kostani prezantohet sonte ora 19.00 ne Javen Teatrore te te Rinjve ne Teatrin Kombetar me komedine dramatike Pse nuk rri per mengjes shkruar nga Ray Cooney dhe Gene Stone. Kostani ka zgjedhur aktoret Helidon Fino Luli Bitri dhe Elidon Alika.


Ne komedi trajtohet raporti i individit me shoqerine. Ai shihet gjithmone me nje maske mbulon dobesite frikerat ndrojtjen.
Skenografia dhe kostumet jane realizuar nga Laedia Hajdari.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›