E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e turizmit njihet me Shqiperine ne Londer

Vlerat e shumta qe ka turizmi shqiptar, jane nxjerre me ne pah ne nje panair gjigant qe u mbajt ne Londer, me pjesemarrje te pese mije ekspozuesve nga 189 vende te botes. Ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, "World Travel Market 2012", Republika e Shqiperise, u prezantua nga Agjencia Kombetare e Turizmit. Kjo agjenci, mirepriti vizitore te shumte ne stenden e saj, duke evidentuar jo thjesht turizmin balnear, pra te diellit dhe reres, por edhe ate malor, qe terheq ne pjesen me te madhe te vitit, shume pasionante te aventurave ne terrene te veshtira qe ngjallin adrenaline te paharrueshme.

Duke konsideruar "World Travel Market", si nje nder evenimentet me te rendesishme ne industrine e turizmit boteror, AKT konceptoi stenden e saj te nje standardi mikprites dhe bashkekohor, ne te cilin u pasqyruan vlerat e turizmit te diellit dhe reres, turizmit malor, por edhe vlerat e jashtezakonshme te trashegimise kulturore dhe historike te Shqiperise.

Nisur nga fakti se "World Travel Market", perben nje mundesi te shkelqyer per promovimin e turizmit shqiptar, ne stenden e Shqiperise, perkrah perfaqesuesit zyrtar AKT, merrnin pjese edhe 11 operatore turistike shqiptare. Vemendje te vecante iu kushtuan operatoreve te orientuar drejt turizmit malor. Destinacionet e shumta malore ne vendin tone, qe shoqerohen me traditen mikpritese dhe ushqimin bio, jane nder me terheqeset per turistet e huaj. Ne stenden tone, transmetoheshin ne menyre te panderprere pamje nga qytetet me karakteristike te Shqiperise, cka ishte nje nder elementet kryesore qe afroi perfaqesues nga vende te shumta te botes, te interesuar per te vendosur kontakte bashkepunimi.

Drejtoresha e AKT-se znj. Brikena Arapaj, pohon se "Eorld Travel Market", ne vetvete perben nje investim te rendesishem per promovimin e turizmit shqiptar ne bote. Kurse thekson se duke promovuar turizmin, perfitimet e Shqiperise me pjesemarrjen ne kete panair jane vertete te medha. "Panairi i Turizmit ne Londer eshte nje nga me te rendesishmit ne listen e panaireve me te medhenj boterore dhe Shqiperia tashme ka zene vendin e saj ne kete panair vit pas viti", - pohon znj. Arapaj. Ndersa shton: "Panairi ka nje pjesemarrje prej 5 mije ekspozuesish dhe kjo sigurisht eshte nje dere e mire dhe e hapur per ne, per te promovuar vendin jo vetem ne Europe, por edhe me gjere".

Ky panair ka te vecantat e tij, sepse ashtu si panairet e tjere te kesaj madhesie, te lejojne te kesh kontakte me operatoret dhe homologet tane nga te gjitha vendet e botes. Ndaj znj. Arapaj vecon: "Sikurse ka ndodhur keto dite te zhvillimit te panairit, ne kemi pasur interesim te madh ne stenden tone, si per turizmin tone detar, ashtu edhe per turizmin malor dhe ate te trashegimise kulturore. Eshte vene re vecanerisht interesimi per trashegimine kulturore dhe turizmin malor".

Shumica e vizitoreve te stendes, si te agjencive, po ashtu vizitoreve te thjeshte, e kishin vizituar Shqiperine dhe kishin pare zhvillim mjaft te madh te pjeses malore dhe turizmit malor. Duke konstatuar me kenaqesi kete fakt, drejtoresha e AKT-se Brikena Arapaj tha se "ne ndame dhe mendime mjaft dashamirese sesi te vazhdonim promovimin e kesaj zone, sigurisht duke mos leme menjane magjine e detit qe Shqiperia ofron".

Stenda e AKT, e frymezuar nga jubileu i shumepritur

100 vjet Pavaresi, nje nxitje me shume per turizmin shqiptar

Agjencia Kombetare e Turizmit i kushtoi nje rendesi te vecante panairit te turizmit ne Londer, nisur edhe ngjarja madhore e ketij viti per vendin tone, 100-vjetorit te pavaresise. Drejtoresha e AKT-se Brikena Arapaj, tha se, "stenda jone kete vit eshte me e vecante, ndryshe nga cdo vit tjeter. Kjo si rrjedhoje e nje pune disamujore e stafit tone dhe sidomos drejtorise tone te promocionit. Kjo stende ka pasur frymezim nga 100-vjetori i pavaresise. Kemi futur nje element qe ne na perfaqeson dhe karakterizon, sic eshte shqiponja. E kemi vendosur ne faqet kryesore te kesaj stende, te nderthurur, sa karakteristike aq dhe tradicionale, qe eshte per ne aq sa moderne dhe bashkekohore".

"Eorld Travel Market", pati nje rritje te konsiderueshme prej 5%, te vizitoreve ne krahasim me nje vit me pare. Sukses i padiskutueshem rezultoi edhe prezantimi i vlerave dhe pasurive turistike te Shqiperise, permes prezantimit qe AKT-ja beri ne kete eveniment.

Kriza ka bere te veten ne bote, por turizmi sheh vetem rritje

Pavaresisht veshtiresive konkrete ekonomike ne vendet e Bashkimit Europian, per shkak te krizes, te dhenat paraprake tregojne se gjate ketij viti, numri i turisteve ne huaj ne Shqiperi pesoi rritje. AKT ne panairin e Londres, synoi dhe ia arriti qe te transmetoje perparesite qe turizmi shqiptar ka ndaj vendeve te tjera, jo vetem per shkak te vendeve te mrekullueshme dhe te paprekura, por edhe nisur nga kushtet e favorshme qe i gjithe vendi u siguron turisteve te huaj. AKT shpreh bindjen se permes promovimit ne panairin e Londres, trendi i turisteve te huaj te cilet vizitojne vendin tone, do te vije gjithmone duke u rritur.

AKT, jo thjesht ekspozues, katalizator zhvillimi

Krahas stendave te vendeve nga te gjitha kontinentet, paraqitja e Shqiperise mund te konsiderohet padyshim teper dinjitoze. Ne kete aktivitet prestigjioz per turizmin, AKT konsideroi veten jo vetem si promovues, arkitekt, por edhe si katalizator per zhvillimin ne harmoni te projekteve te bashkepunimit ne fushen e turizmit. Kryefjala e prezantimit ishte ftesa per te zbuluar dashurine me te re mesdhetare, vendin ku gjithkush ndihet i mirepritur. Qellimi i punes tone eshte qe turistet, ne fund te qendrimin ne vendin tone, te shnderrohen ne ambasadore te rivieres, maleve, mikpritjes, trashegimise kulturore dhe te gjithe mrekullise qe mban toka e shqipeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›