E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fieri",Berisha: Rama e ka zgjidhjen, por ka frike nga humbja Eva Gjura

Kryefjala e debatit politik gjate ketyre diteve ka qene dhe eshte votimi i tre ligjeve qe kerkohen nga Komisioni Evropian, per ti hapur me pas driten jeshile Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh faktin se dita e enjte eshte dhe afati i fundit kur klasa politike mund te ngrihet mbi merite dhe interesat e ngushta personale per te votuar tre ligjet ne te mire te Shqiperise, kryeministri Berisha e ka ftuar kryetarin e PS-se Rama, qe te lere menjane interesat e ngushta politike te Rucit dhe te votoje tre ligjet per interesin me te mire te shqiptareve. Berisha ka ritheksuar edhe njehere faktin se zgjidhja e ngercit eshte, por Rama se pranon se ka frike nga humbja. Per kreun e qeverise pretendimi i opozites per qarkun e Fierit eshte i pa qendrueshme, pasi ngerci i krijuar ne Keshillin e Qarkut, ka zgjidhjen ligjore dhe kushtetuese qe eshte mocioni dhe qe kryetari i PS-se Rama e ka perdoruar ne pese raste te tjera. "Oferta, qe une kam bere si rrugezgjidhje per qarkun e Fierit, eshte oferta me dinjitoze, me kushtetuese dhe me ligjore qe mund t'i ofrohet zotit Rama dhe zotit Ruci, i cili, mesa duket, qendron me te drejte vetoje ne kete ceshtje. Une, oferten per te vene ne mocion te gjithe keshilltaret e shumices, e bera si nje zgjidhje, si nje rrugedalje dinjitoze per kete problem. Kundershtimi i tij eshte absolutisht, deshmi e mungeses se plote te vullnetit per te votuar ligjet", u shpreh Berisha. Kryeministri ka theksuar se megjithese propozimin ligjor dhe kushtetues qe ai i ka bere Rames per te kaluar ne mocion te gjithe anetaret e shumices te Keshillit te Qarkut Fieri, ate nuk e le ta pranoje propozimin Gramoz Ruci, i cili eshte arkitekti i kesaj situate. "Zoti Rama nuk pranon kete, sepse ai dhe zoti Ruci, i cili eshte edhe arkitekti i kesaj situate, e dine se nuk fitojne. Por ne nuk mund t'jua heqim te drejten e votes, njerezve", tha Berisha. Per kryeministrin, Rama po ben veprimin me te keq duke personalizuar gjerat. "Une e kuptoj se z.Rama personalizon gjerat dhe ben shume gabim, sepse personalizimi nuk i sherben aspak. Ai beson se Shqiperia nuk duhet ta marre statusin, se ne kete menyre fiton shume, kryeministri dhe qeveria. Por shqiptaret, kur shohin se votojme se bashku, dine ta dallojne. Kreditet, ata ia japin te gjitha forcave politike, kapital politik fiton Shqiperia. Nuk krijohet kurre kapital politik, duke demtuar interesin jetik kombetar", u shpreh kryeministri, i cili i ka kujtuar edhe njehere kryetarit te PS-se, se dita e enjte eshte afati i fundit dhe se mazhoranca eshte e gatshem te ulet me perfaqesuesit e opozites per te diskutuar dhe pranuar amendimet ligjore te opozites. Duke riperseritur ftesen ne adrese te Rames, Berisha eshte shprehur se asnje shqiptar dhe asnje mik i ketij vendi nuk mund te mirekuptoje mos votimin dhe bllokimin e tyre ne parlament. Perkundrazi, mesazhi qe percjell ky bllokim eshte mesazhi me negativ per vendin. Berisha eshte shprehur se mos votimi i tre ligjeve nga opozita shqiptare ka habitur edhe vete eurodeputete. Duke bere publik mesazhin qe ministra e integrimit kishte sjelle nga takimet e Brukselit, Berisha tha se, "nje nga parlamentaret e Komisionit per Ballkanin Perendimor kishte deklaruara se, kjo qe ndodh me ju, nuk ndodh me asnje vend tjeter. Zoteria kishte folur edhe me disa nota percmuese, por e verteta eshte se kjo qe ndodh me ne, nuk ka ndodhur ne ndonje vend tjeter. Sado qe ta analizojme, nuk ka pasur force politike qe te imagjinoje te bllokoje votimin e ligjeve qe kerkohen per procesin e integrimit".

Respektimi i vendimit te gjykates

Kreu i qeverise ka bere te ditur se per kete ceshtje, jane shume vendime gjykatash, por Gjykata e Larte ka percaktuar se deri sa te trajtohet ceshtja ne themel, te gjitha aktet ligjore te Kryetarit te Qarkut jane te vlefshme, ligjore dhe te dobishme. Ky vendim vjen pas padise qe ka bere pretendenti i zotit Rama, per Kryetar Qarku. Por ka edhe nje rruge te shkurter, plotesisht ligjore, plotesisht politike, plotesisht kushtetuese: rruga e mocionit, te cilin zoti Rama e ka tentuar pese here.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›