Reforma ne drejtesi, Halimi: Rama, mos e mbaj me peng Rozeta Rapushi
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, kerkoi dje nga Partia Socialiste, te votoje sa me pare projektligjin per "Gjykaten e Larte" ne menyre qe edhe ligji i miratuar me konsensus per Gjykatat Administrative, te mos pengohet. Gjate tryezes per drejtesine te thirrur nga Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, por edhe gjate inaugurimit te Gjykates se Apelit Administrative, ministri Halimi ju drejtua kreut socialist Edi Rama, te mos i mbaje me peng keto dy ligje te rendesishme te drejtesise. "Partia Socialiste duhet te votoje ligjin e Gjykates se Larte ne menyre qe Gjykata Administrative te filloje te funksionoje. Opozita duhet te votoj ligjet me 3/5 dhe te mos i mbaje ato peng te politikes se ndjekur nga Rama por t'i votoje ne favor te qytetareve", - kerkoi per te disaten here ministri. Nga ana tjeter, Halimi pranoi se reformimi i sistemit te drejtesise eshte nje proces i gjate, i veshtire, dhe se eshte nje reforme qe nuk mund te ecet vetem. Ne keto kushte, Halimi kujtoi se palet duhet te marrin parasysh edhe afatin e vendosur nga Bashkimi Evropian, si nje limit qe duhet te respektohet nga politika ne plotesimin e tre kushteve te mbetura. "Pak dite me vone skadon afati i kerkuar nga Bashkimi Evropian per reformen ne sistemin e drejtesise dhe miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte. Ai eshte nje ligj qe vete opozita e kerkoi. Ishte Bashkimi Evropian qe e vuri ne qender te reformave dhe qe ky proces te jete i merituar duhet ta votojme ate", - beri thirrje Halimi. Ai shtoi e shpreson se deri ne minuten e fundit opozita do te ngrihet mbi interesin e vet e do te shohe interesin e qytetareve dhe te votoje kete ligj se bashku me ligjet e tjera. "Ky ligj e ben me te pavarur Gjykaten e Larte, ky ligj eshte i rendesishem per pavaresine dhe integritetin e kesaj gjykate. Keto nuk jane reforma qe i krijojne favore politike. Keto jane reforma qe i interesojne qytetareve, ndaj dhe ata paguajne taksa, para te femijeve te tyre, qe ne te hartojme te hartojme ligje dhe te reformojme sistemet, te zbatojme ligjet, per t'ju lehtesuar jeten dhe per tu sherbyer me mire atyre", - u shpreh ministri i Drejtesise. Ai theksoi gjithashtu faktin se nder te tjera, miratimi i ligjit te Gjykates se Larte, do rrise transparencen dhe paanshmerine e sistemit gjyqesor. Ne kete kuader, ministri vuri ne dukje edhe faktin se nje kerkese e tille u perserit pak dite me pare edhe nga komisionerja Malmstrom, e cila u shpreh se BE pret nga Shqiperia qe te kete nje sistem gjyqesor, te paanshem sa dhe te pergjegjshem, profesional e transparent sa dhe eficent. Gjate tryezes se djeshme, ministri foli edhe per reformen per rishperndarjen e numrit te gjyqtareve. Gjate fjales se tij, Halimi tha gjithashtu se i ka kerkuar Keshillit te Larte te Drejtesise, qe brenda muajit dhjetor, te testoje gjyqtaret per gjykates administrative, ndersa do t'i dergoje Presidentit Nishani per dekretim listen per rishperndarjen e gjyqtareve. "Inauguruam Gjykaten Administrative te Apelit te Tiranes. Kjo do te thote se me 1 janar kemi gati infrastrukturen per gjykaten e apelit te Tiranes, administrativ. Po ashtu dhe Gjykata Administrative e Tiranes inaugurohet pak jave me pas dhe ne e kemi gati te gjithe procesin i cili varet nga pjesa e qeverise. Presim qe ne ditet ne vijim te miratohet ligji per Gjykaten e Larte ne menyre qe ajo godine qe ne inauguruam te mos ngelet nje godine e paefektshme", - u shpreh ministri.