Bota feston Vitin e Ri 2010 me fishekzjarre shumëngjyrëshe

Qindra mijëra njerëz kishin dalë në sheshin "Times Square"
të Nju Jorkut, mesnatën e së premtes, në
pritje të Vitit të Ri 2010.
Times Square, Nju JorkTë pranishmit brohorisnin, ndërsa topi i kristaltë u lëshua
nga një lartësi prej 23 metrash gjatë minutës së fundit të vitit 2009 një
traditë kjo shumëvjeçare. Turma e madhe e njerëzve sfidoi të ftohtin, që mbrëmë
ishte në temperaturën 1 gradë Celcius.
Policia e Nju Jorkut ishte në gatishmëri në lagjen e Manhatenit,
ku ka edhe më shumë turistë. Masat e sigurisë janë shtuar sidomos pas sulmit të
dështuar ditën e Krishtlindjeve ndaj avionit që vinte në Detroit nga
Amsterdami. Forcat e sigurisë të Nju Jorkut e kontrolluan zonën me pajisje të ndjeshme ndaj rrezatimit biologjik dhe radiaktov.
Shtëpia e Bardhë publikoi urimet e Presidenti Barak Obama,
i cili thonte se viti 2009 " ishte i
vështirë për mjaft amerikanë" por ai u
zotua se " ditët më të shkëlqyera janë përpara..." Dita e parë e vitit në Shtetet e Bashkuara
Ndërkohë, shumë amerikanë sot po e kalojnë ditën e parë
të Vitit të Ri duke parë në televizion ndeshje të futbollit amerikan dhe një
paradë tradicionale lulesh.
Në shtetin e Kalifornisë sot pati parada me lule, me kuaj
dhe me bandë në shëtitoren kyresore të qytetit të Pasadenës. Parada e famshme e
luleve, një traditë 101 vjeçare, njihet për figurat e kafshëve dhe ikonave të
njohura, të krijuara me mijëra lule, farëra, myshk dhe materiale të tjera
natyrore.//lk