Përmbytje në Lezhë, dhjetra shtëpi nën ujë

Banorët e fshatit Ishull Shëngjin në qarkun e Lezhës janë gdhirë mëngjesin e sotëm me shtëpitë e mbushura me ujë. Sipas informacioneve dhjetra banesa janë përmbytur pasi deti ka çarë brezin e rërës Kune Vain duke rritur ndjeshëm nivelin e ujit.
Mësohet se forca të shumta të ushtrisë dhe emergjencave civile ndodhen në zonat e përmbytura.
Disa zona në qarkun e Lezhës u përmbytën edhe disa ditë më parë kur u hapën portat e hidrocentralit të Ulëzës dhe të Shkopetit.