E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Finlandë, kosovari kishte planifikuar gjithçka

FINLANDE- Kosovari Ibrahim Shkupolli që ekzekutoi pesë vetë mbrëmjen e vitit të ri në Finlandë i kishte planifikuar vrasjet që më parë. Kështu bëhet e ditur nga autoritetet finlandeze që po hetojnë ngjarjen e rëndë. Viktimat punonin në të njëjtën dyqan në qendrën tregtare në Espoo, qytet i dytë për nga madhësia në Finlandë, ku Shkupolli hapi zjarr përpara se të vriste veten. Njëra nga viktimat ishte ish e dashura e tij. Kreu i hetimeve të kësaj ngjarjeje, Esa Gronlund tha se faktet tregojnë se “nuk bëhet fjalë për koincidencë”, pra për sulm të rastësishëm. Ngjarja ndodhi në një kompleks dyqanesh në kohën kur dhjetra njerëz bënin pazaret e vitit të ri. Vrasësi hyri në katin e dytë në dyqanin Prisma dhe hapi zjarr. Më pas zbriti në katin e parë dhe kreu dy vrasje të tjera. Shkupolli, 43 vjeçar, ka pasur dosje kriminale dhe është arrestuar në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rënde bëri që presidenti Sejdiu ti dërgonte një ditë më parë një letër ngushëllimi presidentes finlandeze Tarja Halonen. Kosovari Shkupolli ishte me origjinë nga Mitrovica. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›