E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota ideale e diktatures

Nje fotograf Harald Schmitt dhe nje historian Stefan Wolle te dy nga ish-Gjermania Lindore me nje reportazhi mbi diktaturen.


Ata ne krye dhe ata poshte tyre me jeten e perditshme. Njezet e vitet e fundit te gjysmes gjermane ne kampin komunist


Fotografi Harald Schmitt dhe historiani Stefan Wolle rrefejne 20 vjet histori ne Republiken Demokratike Gjermane permes ekspozites fotografike Bota ideale e diktatures Sundimi dhe jeta e perditshme ne RDGJ e hapur deri me 28 tetor ne Ambasaden Gjermane ne Tirane.


Ne 18 afishe me nga gjashte fotografi bardhezi secila ndertohet nje kronike per sistemin politik dhe armet e tij te pushtetit per fortifikimin ideologjik qe izoloi vendin ne kampin komunist per vlerat qe i injektoheshin njeriut qysh ne femini vlera me te cilat u rrit nje brez ne Gjermanine Demokratike ai qe hodhi fishekzjarre kur erdhi ora e hapjes nga Perendimi.


Wolle eshte ai qe shkruan tekstin e historive qe ka kapur kamera e Schmitt-it. Ai dallon dy jete jeten e pushtetareve dhe te njerezve te zakonshem.


Fotografia e te parit te vendit kreut te partise Uniteti Socialist Gjerman Erich Honecker gjendet kudo ne fasadat e institucioneve ne takimet me pioniere ne mbledhjet me rinine po edhe ne korridorin e nje rezidence pushimesh te sindikatave te RDGJ-se ne nje ushqimore.


Nje cope e historise ne RDGJ si ne vendet e tjera te kampit jane paradat. Schmitt-i tregon paradat ushtarake perpara Pallatit te Republikes 1977 parakalime te Organizates Shteterore te Rinise festime te pioniereve per te treguar piken me te forte te RDGJ-se militarizimin. Wolle sqaron I gjithe sistemi arsimor qe nga shkolla e deri ne universitet kishte per detyre ti sterviste djemte e rinj per sherbimin ushtarak.


Vajzat trajnoheshin te pakten per sherbim sanitar dhe mbrojtje civile. Ketu shihen edhe femijet te hipur ne tank me uniforme ushtarake e brezaren e fishekeve ne mes.
Njerezve iu ushqehej ideja e bashkesise e uniformitetit e te jetuarit njelloj e bashke me te ndjenja e unitetit.


Schmitt nuk merret vetem me anet qe i shohin te gjithe uniformat ne parada e festime veshjet e grave menyra e mobilimit te shtepive. Ai hyn ne maternitete fotografon foshnja mbeshtjelle me te njejtin tip guverte. Ne kete rast Wolle komenton Qe nga djepi ne arkivol Kujdesi dhe edukimi ne kolektiv ne RDGJ fillonte sa me shpejt qe te ishte e mundur.


Po cilat ishin vlerat me te cilat mbrohej ky sistem pikat e forta qe prisnin dhe shtynin tej rrymat e Perendimit


Fotografite e grave te qeshura qe punojne ne sektorin bujqesor ne fabrika mesuesi ne art rrezatojne qetesi dhe ndihen te sigurta. Ne njerin nga pasazhet e afishes Streha e ngrohte Stefan Wolle shkruan Dikush enderron me endje te kthehet mbrapa ne nje parajse sociale qe nuk ka ekzistuar kurre.


Historiani duket se permbledh ne keto fjale gjithe qellimin e ekspozites te hapur ne kuader te Tetorit Gjerman. Ideatoret e saj fondacioni per Zbardhjen e Historise se Diktatures se SED dhe Revista Stern duan te japin nje kontribut ne studimet e sotme historike-politike. Dhe tu jepet pergjigje pyetjeve fare ishte RDGJ-ja


Ne vitin 1989 kjo pyetje kishte nje pergjigje te sakte. Kurse sot ka ende njerez qe e shohin me nostalgji ate kohe. Dhe kjo ekspozite perpiqet ti jape pergjigje pyetjes A ekziston nje bote ideale ne mes te diktatures.


Jeta ne RDGJ nuk mund te kuptohet pa idete e rinise menyren e tyre te jeteses dhe te sjelljet. Ekspozita i trajton edhe keto aspekte. Ka mjete te ndryshme per te mos u pajtuar me udheheqjen politike e cila atebote ishte e barabarte me udheheqesin e jetes se cilitdo. Antikonformizmi shfaqej te nje menyre ndryshe e te krehurit te nje veshje ekstravagante.


Schmitt dhe Wolle kane perfshire edhe disa imazhe qe reflektojne per raportet e atij sistemi politik me fene dhe te fese ne raport me njeriun e asaj periudhe.
Dhe ne fund njerezit qe marrin nje vize per ne Perendim drejt nje jete te re qe megjithese e panjohur prapeseprape ngjall shume shprese.


Nuk jane shume fotot mbi gjysmen tjeter gjermane Perendimoren. Autoret kane sjelle dicka sa per te patur nje ide per murin qe ndan dy Gjermanite.


Dy autoret pa fjale te teperta i shkojne deri ne fund kronikes historike pa pasur qellim te shokojne vizitorin. Edhe nepermjet nje rrefimi te bute te historise mund te tregosh se cili ishte thelbi i eger i saj.


Dicitura


-Fotografia 1. Thelbi dhe mesazhi i ekspozites ilustrohet me fotografine e ketij femije qe ndodhet para bustit te udheheqesit komunist. Politika dhe jeta e perditshme ne RDGJ

-Fotografia 2. Nderrimi i rojave perpara Postbllokut te Ri Neue Wache Permendores se Viktimave te Fashizmit dhe Militarizmit ne Berlinin Lindor 1982.


-Fotografia 3. I mashtruar i tradhtuar i edukuar per te urryer. Ky eshte tatuazhi qe kishte bere nje i ri i denuar me burgim per shkak te nje tentative te deshtuar per arratisje 1981.


- Fotografi 4. Sfilate mode per rroba banjo dhe te brendshme ne nje hotel ne plazhin Binz ne detin Baltik me 1982


Fotografi 5 Erich Honecker i jep nje bonbone Helmut Schmitt-it me 13 nentor 1981 kur po ndahen ne stacionin e trenave ne Gstrow.


Fotografia 6 Idil veror ne periferi te Berlinit Lindor ne vitin 1978. Nje foto qe tregon celsin e ideologjise ne kete regjim gjithcka eshte e sigurt.


Fotografia 9 Keta fansa te rinj te bandes rock Pankow nuk bejne kompromise me shijen demode te pushtetareve. Fotografia eshte realizuar ne Berlinin Lindor me 1982.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›