Per nje shpartallim te perkthimit te vjeter
Eumlshte gjithmone e veshtire te flasesh per zanatin e perkthyesit. Ne pergjithesi librat e shkruar nga perkthyes te ndryshem mbi vete punen e tyre perfundojne ne ndonje broshure te vogel dhjetefaqeshe. E si te flasesh per dicka qe vjen apo buron vetvetiu dhe qe ne fakt eshte rezultat vitesh te tera djerse pune dhe kultivimi E megjithate perkthyesi ka dicka per te thene. Sidomos kur ai e ndjen se nuk mundet me te mos thote. Kur fjala behet nje ngutshmeri kur ajo udheton nga zemra apo shpirti per te mberritur tek organi i saj gjuha e cila gjendet ne goje kjo gjuhe e hedhur dhe e sperdredhur sic eshte fillon te flase dicka qe mezi pret te dale. Ne gjendemi keshtu ne piken kritike ku ajo cfare eshte mbledhur brenda kerkon te jashtezohet te pallet dhe te shpallet me te madhe dhe ndaj te gjitheve. Ne me te miren e rasteve ajo gjen nje degjues i cili ka veshe dhe ka vesh. Ai degjon dhe kupton. Do te themi se fjala e thene duke kapercyer hapesiren ajrore qe e ndan nga nje vesh i vemendshem ze vend ne trurin e kokes qe e ka ne pronesi kete vesh. Fjala tashme e ka kryer jeten e vet ajo vdes per te rilindur serish ne mendjen e degjuesit. Por kjo jete e re nuk eshte parajsa. Kjo rilindje nuk eshte jeta e pertejme. Kjo jete eshte thjesht nje stuhi nje furtune e ngritur ne mendjen e degjuesit. Fjala keshtu e pervetesuar eshte trazuese hallakatese gerricese paqetuese. Do te themi se mendja pritese eshte rritur me nje permase te re ajo di dhe mendon me shume sesa perpara kesaj fjale.
Eumlshte folur shume per perkthimin sidomos keto kohet e fundit. Mbase kjo vjen ngaqe perkthimi ka filluar te hyje ne zakonet dhe huqet e jetes se perditshme. Te gjithe perkthejme edhe vete muratori tek degjon shefin e tij perkthen me cton foli ai dhe perse ma tha kete mos mbase kam gabuar diku dhe neser nuk do te jem me ne pune. Gjithcka eshte perkthim. Por megjithate keto perkthime te perditshme behen brenda se njejtes gjuhe se njejtes kulture dhe te njejtit kontekst. Ne nuk do te merremi me kete pavaresisht se ky lloj perkthimi nderhyn vazhdimisht dhe ne ate qe quhet mirefilli perkthim. Do te flasim per perkthimin ndermjet gjuheve dhe kulturave. Eumlshte e tepert te flasim ketu per te mirat e perkthimit per ndikimin e tij ne zhvillimin e shoqerise njerezore gjithkush mund te njihet me keto neper manuale te ndryshme perfshire internetin. Do te merremi me teper me nje dukuri apo me mire te themi me nje semundje qe eshte ajo e shqiperimit. Sot gjithandej ne shtyp dhe ne ekranet e televizionit pohohet miratohet dhe duartrokitet ideja e shqiperimit si ajka e perkthimit. Dhe per te na mbushur mendjen dhe mbyllur gojen nxirret arsenali i rende i emrave te njohur dhe te sternjohur te perkthimit emra qe i njohim te gjithe. Do ti rikthehemi kesaj me vone.
Per ta bere me te qarte kendveshtrimin tone do te perkulemi pak mbi rastin e nje lloj perkthyesi qe eshte shume ne mode sot ne stanet e vjetra te perkthimit shqiptar. Behet fjale per nje perkthyes qe do ta emertojme perkthyesi-rulist. Ruli eshte nje pajisje e rende motorike qe sherben per rrafshimin e rrugeve dhe shesheve. Pas kalimit te nje ruli dheu eshte i ngjeshur pa asnje gunge apo guricke qe te nxjerre koke per te prishur harene e syve tane. Gjeja e lemuar kuptohet kjo per arsye qe nuk mund te shpjegohen pelqehet me shume se gjeja e ashper. Nje lekure e paster ka me shume sukses se nje lekure me vraga ne shetitjen e mbremjes. Perkthyesi-rulist pasi ndez rulin e tij fillon te rrafshoje gjithcka qe gjen perpara tere kodrat kodrinat gungat gropat dhe gjithfare parregullsish te tekstit te perkthyer. Mirepo te gjithe e dine ose te pakten kete e dine ata qe do te duhej ta dine se shkrimtari eshte shkrimtar pikerisht ngaqe ai i iken normes ngaqe shkruan ne nje gjuhe jo te zakonshme me nje sintakse befasuese me imazhe dhe figura qe nje kalimtar i rendomte do ti shihte vetem ne endrra. Perkthyesi-rulist duke rrafshuar keshtu me rulin e tij te frikshem do te jete gjithmone nje rulist dhe asnjehere shkrimtar. Ose nese i futet kesaj aventure do te jete nje shkrimtar i keq ngaqe radhet e shkrimtareve te rendomte jane te mbushura plot tashme dhe nuk ka me vend.
Cfare ndodh me nje perkthyes-rulist Perse e ka kaq per zemer kete punen e rrafshimit Rulisti ka nje qasje te veten te punes se perkthimit. Ai e vendos veten ne qender te gjithckaje dhe mendon se bota e tij gjuha e tij kultura e tij jane te vetmet qe duhet te peshojne. Autori gjendet pernjehere i perjashtuar nga trekendeshi autor-perkthyes-lexues. Tani e tutje do te kemi vetem dy vete perkthyesi dhe lexuesi. Rulisti nuk mendon per tjeter vecse per lexuesin. Ai e di fort mire se rrafshimet e tij do te jene te mirepritura asnjerit nuk do ti pengohet kemba ne nje shesh te rrafshet askujt nuk do ti gerrithet fyti nga ndonje fjale e mbetur skic. Ne jemi ketu as me pak e as me shume ne rastin e prodhimit te ushqimeve per foshnja qulli eshte i njetrajtshem ai kaperdihet pa asnje veshtiresi foshnja rritet e shendetshme shtupezon dita-dites qullin e saj te zakonshem dhe nena eshte e kenaqur. Mirepo letersia nuk ka kete qellim. Ajo e ka burimin ne deshiren e ethshme dhe asnjehere te shuar per te ngacmuar pickuar trazuar shqetesuar mendjen e lexuesit. Letersia synon molepsjen e ketij lexuesi semundjen e tij infektimin me virusin e leximit ose thene ndryshe me nje metafore mbase te guximshme letersia synon qe ta ktheje cdo lexues ne nje shpetimtar te njerezimit ne nje Krisht qe braktis mbeshtjelljen e tij trupore per tu endur ne qiell si shpirt dhe fryme. Pikerisht kjo ngritje peshe e lexuesit ky clirim nga rendesa tokesore nuk mund te kryhet kurrsesi nga nje letersi e rrafshuar nga nje letersi pa reliev. Ne kete kendveshtrim perkthyesi-rulist eshte nje vrases i letersise.
Per te qene pak me te qarte le te shtrojme nje pyetje perse te gjitha perkthimet e kohes se vjeter domethene parakomuniste dhe komuniste ngjajne si dy pika uji me njera-tjetren Perse na duken ato si te shkruara nga e njejta dore dhe te perkthyera nga i njejti person Ceshtja ia vlen per tu ndalur. Ketu nuk duket te kete arsye tjeter pervec kesaj qe kemi permendur me lart ato kane qene bere nga nje perkthyes-rulist. Sot eshte e pamundur te flasesh apo ligjerosh mbi per shembull poemat e Baudelaire sepse ato mund te jene te shkruara nga gjithkush por vetem nga Baudelaire jo. Baudelaire eshte shqiperuar dhe jo perkthyer. Nje qasje e tille nuk eshte asgje tjeter vec nje etnocentrizem i theksuar dhe le ta themi keshtu disi i neveritshem. Perkthyesi-rulist ne ethet e tij te pershtatjes ka harruar se Baudelaire ishte nje poet i madh ngaqe ai ka thyer pothuajse te gjitha normat e poezise se atehershme. Mallarmeacute gjithashtu. Mirepo duke kaluar ne rulin e perkthyesit qe te dy ata jane kthyer ne dy poete te zakonshem duke pasur parasysh se ky gjykim bazohet ne kontekstin francez dhe jo ate shqiptar. Sepse ne kete kontekst te fundit eshte e qarte se Baudelaire dhe Mallarmeacute kane qene nje risi ne peizazhin letrar shqiptar por ama kjo risi e merr kuptimin e vet vetem ne krahasim me nivelin e ketij peizazhi te asaj kohe. Ne qofte se letersia e nje vendi eshte ne nje gjendje fillestare eshte e qarte se gjithcka eshte risi per te porse kjo risi mund te jete krejt zhvleresuese per letersine nga ku e ka burimin teksti i perkthyer. Per rrjedhoje ne mund te themi se Noli i madh ishte vertet nje njeri i madh i letrave shqipe nje perkthyes gjenial por ama nje perkthyes-rulist. Askush nuk ia humbet vlerat Nolit per ate lloj kohe. Por koherat kane ndryshuar dhe perkthimi gjithashtu. Sot ne Europe perkthimi ka nje fytyre krejt tjeter. Perkthimet e sotme jane ndare njehere e mire nga perkthimet e lemuara plot me figura te sterperseritura te futura kastile per ti shkuar lexuesit sipas deshires.
Perkthyesi-rulist ne punen e tij harron tre gjera shume te rendesishme letersia eshte kulture stil ide. Dhe si i paepur qe eshte ne punen e tij te vyer shqiperuese ai rrafshon ne te gjitha. Cfare lexojme ne kur kemi ne dore nje autor francez Franca besoj se te gjithe e dine i perket nje kulture tjeter nga ajo shqiptare dhe per rrjedhim perkthyesi do te gjendet perballe medyshjes qe ose ta rrafshoje kete kulture duke e futur ne mullirin e kultures shqiptare ose ta lere kete kulture te huaj qe te futet me perdhune ne kulturen shqiptare. I pari eshte perkthyesi-rulist ose shqiperuesi i dyti eshte thjesht perkthyesi. Le te marrim fjalen shqipe besa. Sic e dime te gjithe kjo fjale eshte nje institucion ne Shqiperi ajo ben pjese ne vete karakterin e thelle te shqiptarit nje bese kjo e rregulluar permes kanunesh dhe praktikash te tjera me te nendheshme. Cfare ndodh tani me rulistin Ai lexon ne nje tekst francez fjaline Je lui ai donneacute la parole. Kjo fjali do te sillet ne shqip ne dy menyra te ndryshme nga nje shqiperues rulist dhe nga nje perkthyes. I pari perkthen Ia kam dhene besen. I dyti perkthen Ia kam dhene fjalen. Cili perkthim eshte me i sakti pa shtremberime Sigurisht qe i dyti. Sepse ne rastin e rulistit fjala bese fut ne tekstin shqip nje ngarkese te cilen nuk e ka teksti origjinal. Ne France nuk ka bese ne kuptimin e nje institucioni por ka thjesht nje fjale te dhene dhe madje nje fjale qe nuk ka ndonje peshe kushedi cfare ne percjelljen e jetes franceze. Atehere perse lexuesi shqiptar duhet te mendoje gabimisht se edhe ne France besa qenka shume e rendesishme Shqiperuesi ketu nga zelli i tij i madh prej rulisti nuk ben tjeter vecse krijon situata te paqena dhe krejt te panevojshme.
Le te marrim problemin e stilit qe sot eshte bere gangrena e perkthimeve shqiptare. Pothuaj te gjithe perkthyesit e stilit te shqiperimit nuk lene asgje ne kembe nga stili i autorit. Ata harrojne se nuk ka letersi pa forme. Permbajtja eshte thjesht nje pamje anesore e letersise. Nje autor nese ka ndermend te rrefeje thjesht nje histori si permbajtje ai duhet te beje me mire nje ese. Sepse historia pa forme pa mjetet stilistike qe shkojne bashke eshte dicka e vdekur. Madje ka shkrimtare te tille ku vete forma eshte permbajtje. Nje shkrimtar i tille eshte i papershtatshem per nje rulist. Sepse nese ky i fundit rrafshon stilin atehere ci mbeti vepres duke qene se ajo eshte pa histori Nje rulist duhet te heqe dore njehere e mire nga shkrimtaret e medhenj ata nuk jane per te. Rulisti i ngulur ne kullen e vet prej etnocentriku ne mos nacionalisti eshte i paafte te sjelle tere risine stilistike te nje autori te tille. Le te marrim Beckett-in per shembull. Nje autor tejet i veshtire ne mos nga me te veshtiret. Fjalia e tij eshte e caperluar nga pikepamja sintaksore. Gjymtyret e fjalise jane njera ketu e tjetra atje lexuesi duhet ta ndjeke me laps ne dore ne percartjet e tij aspak te pafajshme. Rulisti duke iu futur me cilindrin e tij te rende e kthen kete fjali qe eshte gati ne kufijte e shperthimit ne ere ne nje fjali te lemuar te tipit na ishte njeherehellip. Ndersa perkthyesi qe e njeh dhe e vlereson autorin do ta sjelle Beckett-in ashtu sic eshte me te gjitha ato kokecarje qe do ti duhet ti zgjidhe vete lexuesi. Nje perkthyes i mire nuk eshte nje parapertypes nuk eshte nje pedagog qe ua lehteson mesimin studenteve por eshte thjesht nje kalues i nje bote te huaj me te gjitha veshtiresite e saj bote e cila eshte ajo e autorit. Po njelloj me Proustin. Cfare do te bejme me te Do ti copetojme fjalite e tij njefaqeshe per ti kthyer ne fjali telegrafike thjesht per lehtesimin e lexuesit Po edhe mund ta bejme por ai nuk eshte me Proust.
Disa fjale dhe mbi rrafshimin ideor qe rulisti e kryen me mjaft zell. Filozofet njihen si shkrimtaret me te sakte qe martojne bashke idene me stilin. Shpesh here idete e filozofit jane aq te reja aq te panjohura sa ato jane te shoqeruara me nje gjuhe krejt te re me nje ritem apo pleksje idesh qe krijon turbullime te lexuesi. Edhe ketu perkthyesi-rulist nuk e humbet rastin per te lene gjurmen e tij. Duke i hipur persiper tekstit ai fillon te sakatoje majtas-djathtas thjesht per hir te nje lloj moskuptimi te ashtuquajtur nga ana e lexuesit. Shprehjet e nderlikuara te autorit rrotullimet e tyre mendja e shkathte qe leviz ne to nuk duhet te rrafshohen keshtu per arsyen e vetme se bashke me keto shprehje te rrafshuara iken dhe vete ideja. Lexuesi kur te marre ne dore nje veper te huaj duhet te jete i bindur paraprakisht se po lexon nje autor te huaj dhe duhet te pergatitet te lexoje gjera te cuditshme te thena cuditshem dhe te jete i hapur ndaj tyre. Nuk ka asnje dobi qe mulliri i rulistit te na prodhoje gjithmone te njejtin miell pavaresisht grurit qe kemi futur ne te.
Ne fund mund te themi se nje perkthyes i mire eshte ai qe eshte cliruar nga gjuha e tij amtare qe nuk e ndjen me ate si nje peshe qe perpiqet ta plugoje kete gjuhe me fjale dhe forma te reja shprehese qe synon te vendose nje ure lidhese mes kultures se huaj dhe asaj vendase. Nje perkthyes i mire nuk eshte as per rrafshimin e kultures se huaj as per menjanimin e asaj vendase. Vetem si i tille ai eshte me te vertete nje shkues nje i derguar te kultura e huaj per ti kerkuar te lidhet me kulturen e vet amtare. Vetem nga martesa te tilla lind mendimi i paster i thelle pjellor. Perkundrazi shqiperuesi eshte nje filozofi shterpe dhe pa te ardhme. Do te ishte mire qe te ndahemi njehere e mire me te duke e falenderuar per punen e kryer deri tani. Eumlshte koha te hapet nje faqe e re e perkthimit e guximshme e veshtire por e ndershme dhe mbi te gjitha ne perputhje me vete misionin e perkthyesit ndermjetes kulturash.