E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Begeja gruaja qe bekoi Ramen

Emri i gruas qe lidhi ne martese ciftin Edi Rama dhe Lindita Basha Rama ze vendin e me te zgjedhurit nder miqte aq sa te jete kumbare dhe te kryeje ceremonialin e unazave.
Kush eshte kjo grua qe shfaqet ne momentet kyce te jetes se Edi Rames


Liri Begeja eshte mik shtepie i dhendrit por edhe nje mik me rrenje ne historine e Tiranes. Sigurisht jane rrenje te paraardhesve te saj prej te cileve ka trasheguar dicka qe vetem sa e le te nenkuptohet nga vizitat e saj te rralla ne Shqiperi.


Ne prag te fushates zgjedhore te vitit 2003 qe e vuri Ramen perballe kandidatit te se djathtes per kreun e bashkise se Tiranes ne ate kohe Spartak Ngjela Liria erdhi nga Parisi per te realizuar dicka speciale per mikun e saj. Bashke me tre te rinj te grupit West Side Family realizoi filmin e nje kenge qe kishte qellim te fitonte zemrat e atyre qe sishin bindur per punet e Edi Rames.


Kush veren me kujdes videoklipin e kenges Tirona jone me regji te Liri Begese kupton qe ajo e ka krijuar figuren e Edi Rames. Aksidentet e ideve dhe perpjekjeve te tij - diku te lena ne mes e diku te shtyra me mund ne finish - per zhvillimin e qytetit e bashke me te edhe per ndryshimin e nje fije mentaliteti per te jetuar ne nje qytet tjeter per Begene kane qene pasojat e shtysave te forta dhe te kryenece te individit Rama.


Kenga pati sukses sepse nuk ishte imazh i kuruar i puneve te nje njeriu. Ne fjalet e kenges qe Rama i pat shkruar vete ai flet per Tiranen me zhurme dhe plehra.


Sigurisht qe fitorja nuk i erdhi Rames as nga nje kenge as nga te tjera qe i ngriten aleatet. Rama sugjeronte magjine e shemtise qe funksionon kur je i vertete. Ky ishte imazhi qe i propozonte kjo mike politikanit i cili tani ka hyre ne nje faze tjeter.


Ide me te mire Rama nuk pati kur realizoi nje klip te dyte per zgjedhjet e 28 qershorit. Atij i mungoi prania e ne njeriu qe e di per cfare dhe ke po tregon. Me nje ndjeshmeri te tille eshte i pajisur shpesh njeriu qe kerkon gjithe jetes te tregoje nje histori qe e ruan ose qe e nxjerr prej vetes ne formen e artit po edhe te dhunes.


Liri Begeja ka nje histori. shte lindur ne France me 1955. shte vajza e nje emigranti shqiptar me nene franceze. I ati i saj Jusufi ishte djali i madh i Ali Begejes avokat deputet dhe kryetar i bashkise se Tiranes me 1922-1923.


Ne radhen e atyre qe drejtuan Tiranen prej themelimit kryeqytet deri ne fund te lufte se dyte boterore Ali Begese i njihet kontributi i madh per zhvillimin e arsimit tregut te lire dhe punishteve te zejtarise.


I biri Jusufi ndoqi shkolle ushtarake behet oficer kavalerie ne Mbreterine Shqiptare.
Me 7 prill 1939 mori pjese me pushtimin italian largohet nga Shqiperia me shpresen se do te rikthehej nga ky mergim i shkurter. Nga Anglia vendoset ne France ne Paris dhe pret qe te kthehet ne atdhe.


Ne Shqiperi kishin ardhur ne pushtet komunistet qe arrestojne te atin. Per Ali Begene thuhet se pati pas kesaj fund te tmerrshem ne burgun e Tiranes ne 1947-en
Dy djemte e tij iu bashkuan vijes politike qe izoloi vendin per gjysme shekulli.


Jusuf Begeja mbetet jashte. Nga martesa me nje francez i lindin dy vajza. Njera nga ato u quajt Liri ose Liria Begeja sic njihet ne boten kinematografike.


Jusufi erdhi ne Shqiperi vetem ne maj 1991. Kthimin ne atdhe te te atit Liria dokumenton ne Rendez-vous ne Tirane dokumentar qe u transmetua ne kanalin franko-gjerman Art.


Liri Begeja kishte realizuar tashme ne vitin 1987 filmin Prilli i thyer prodhim freng i bazuar ne romanin me te njejtin titull te Ismail Kadarese. Filmi u vleresua me cmimin e publikut ne Festivalin e Lokarnos dhe hyri ne finalen per mimet Csar per vepren e pare cmimi me i rendesishem kombetar per kinemane qe jepet ne France.


Historine e saj shqiptare ajo e tregon ne nje film biografik per familjen e saj Larg barbareve 1994 quhet. Ekipi i aktoreve eshte nje ushtri e tere artistesh shqiptare qe jetone ne Shqiperi France e gjetke Timo Flloko Larg barbareve aktoret shqiptare Timo Flloko Sulejman Pitarka Piro Mani Ndricim Xhepa Luiza Xhuvani Lec Shllaku Xhevdet Ferri Sesilja Plasari Anisa Markarian etj.


Filmi u shfaq po ate vit ne Festivalin e Venecias.


Kritika e vlereson per ndjeshmerine ndaj temave sociale varferise prostitucionit apo emigracionit qe ajo trajton ne dy filmat e fundit Ndryshoma jeten i pritur vecanerisht mire protagoniste Fanny Ardant dhe Pa ty 2004.


Dasma e Rames batutat e deputeteve


Dasma e Linda dhe Edi Rames ka qene kryefjala e dites edhe ne komisionet e Kuvendit. Madje Komisioni Parlamentar i Ekonomise eshte hapur pikerisht me batutat per damen e ciftit Rama. Ne kete rast ishte deputetja demokrate ajo qe ka marre meritat e dasmes. Ja batutat e plota...


Albana Vokshi Qenkeni te gezuar se martuat kryetarin. E shihni une e detyrova ate te martohej.


Malaj Albana ti do te ishe mire te merrje shembullin e kryetarit tone bashkejetesen ta kurorezosh me martese qesh.


Edmond Spaho Ore thuajuni atyre biznesmeneve te PS-se qe ti blejne nje shtepi kryetarit se ska lezet te jetoje me qira tani eshte edhe familjar.
Flamur Noka u fut kur mbledhja kishte filluar He si shkoi dasma


Rama ne mengjes ne zyren e PS-se


Dje dhender sot ne tryezen e punes. Kjo eshte historia e Edi Rames kryetarit te Partise Socialiste i cili diten e diel u martua ndersa te henen ne mengjes ndodhej ne zyre. Burime prane kryetarit te PS-se Rama pohuan se ai eshte paraqitur ne pune si cdo mengjes duke mos munguar.


Kete here ai mbante ne doren e majte unazen e platiniumit dhe si gjithmone ne te djathten unazen e Bashkise se Tiranes. Kryesocialisti ka vazhduar si gjithmone diten e tij te punes duke zhvilluar takime me kolege dhe bashkepunetore.


Linda dhe Rea kafe ne Tirane


Bashkeshortja e kryetarit te PS-se Linda Rama e ka kaluar diten e saj ne shoqerine e vajzes Rea Xhillari. Ato jane pare se bashku ne nje nga kafenete e kryeqytetit duke konsumuar kafen e mengjesit. Nene e bije kane treguar edhe nje here afersine me njera-tjetren. Kete afersi Rea e tregoi edhe nje dite me pare me bashkemoshatarin e saj Gregori Rama.


Diplomacia e Linda Rames


Qe Linda Rama nuk do te jete thjesht nje bashkeshorte e heshtur e Edi Rames u vu re qe ne ceremonine e dasmes.


Pas emocioneve te fillimit te ceremonise Linda u pa te merrte ne dore freret e situates dhe te ndihmoje bashkeshortin ne punet e partise. Stafi i Rames pohoi dje se kane mbetur te mrekulluar nga afrimiteti dhe njohja qe ajo kishte me te gjithe. Ata vete nuk e kishin takuar Linden por gjate ceremonise ajo shkon ne cdo tavoline duke trokitur gota dhe duke biseduar shume perzemersisht.


Edhe gjate bisedes se shkurter me presidentin Topi dhe bashkeshorten e tij Linda Rama tregoi nje afrimitet te madh. Ajo i dha kreut te shtetit copen e pare te tortes dhe me pas qendroi disa minuta duke biseduar me zonjen e pare Teuta Topi.


Pas ceremonise Linda Rama tregoi aftesite diplomatike teksa arriti te ule Edin me deputetin qe kercenon te largohet nga PS Vangjel Tavo. Linda Rama zhvilloi nje bisede shume miqesore me Tavon dhe bashkeshorten e tij. Kete kohe e shfrytezoi edhe Edi per te diskutuar shkurtimisht me deputetin socialist per problemet e shfaqura kohet e fundit.

Edhe Levizja per mendim ndryshe nuk kishte asnje mendim ndryshe per bashkeshorten e kryetarit Rama. Linda u pa te bisedonte perzemersisht me deputetet Kastriot Islami dhe Andisa Harasani.


Te dy keta deputete prej kohesh kane shfaqur pakenaqesite kunder politikes se kryetarit te tyre por diten e dasmes u treguan shume te perzemert.


Tashme Linda Rama duhet te shoqeroje Edin ne te gjitha ceremonite zyrtare dhe ne te paren dha prova se do te jete protagoniste.


Burime prane Rames pohuan se ajo ploteson bashkeshortin ne shume detaje dhe per kete arsye cifti do te kete shume sukses. Me martesen e dy diteve me pare Edi Rama i dha fund edhe akuzave dhe insinuatave te shumta te kundershtareve politike si dhe qetesoi socialistet e bazes qe mendonin se kryetari i tyre duhet te kishte nje bashkeshorte perkrah.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›