E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota, larg te qenit e sigurt Nga Edmond Haxhinasto

Zevendeskryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme

Eshte tashme nje fakt qe situata aktuale e ekonomise boterore ka detyruar qeverite e shume vendeve te ndermarrin nje sere masash, edhe shtrenguese, edhe te rritjes se eficences, sic jane edhe masat per reduktimin e buxheteve te tyre te mbrojtjes.

Kufizimet e burimeve kane bere qe disa vende te zvogelojne ose te lene menjane nje pjese te resurseve te tyre ushtarake. Ne te njejten kohe, kufizimet e burimeve po orientojne drejt nje qasjeje te re, asaj te ndryshimit te praktikave te deritashme te bashkepunimit midis vendeve aleate. Keto kufizime gjithashtu, po sherbejne si katalizatore per te rritur me tej bashkepunimin, i cili synon qarte ne zhvillimin dhe ruajtjen e aftesive te duhura ushtarake, te cilat do te mundesojne sidomos perballjen me sfidat e reja dhe ne permbushjen e detyrave qe jane marre persiper, sipas Konceptit te Ri Strategjik te Aleances, te miratuar ne Lisbone.

Operacioni i vitit te kaluar ne Libi, eshte nje shembull domethenes e konkret, se cilat jane sfidat e reja dhe cilat jane aplikimet e aftesive moderne per t'i perballuar ato ne te ardhmen. Ato i shtohen gjithashtu angazhimeve aktuale te Aleances, sic jane trajnimi dhe transferimi i aspekteve te sigurise tek forcat Afgane te Sigurise, aftesimi i vendeve aspirante per t'u anetaresuar ne NATO sapo te permbushin kushtet, si dhe organizimi i komandave dhe strukturave te NATO-s, ashtu sic kemi rene dakord ne Lisbone. Pra, jane nje sere sfidash te cilat kerkojne pikerisht kete bashkepunim ne rritje e ne nivele te reja.

Nje sfide shume e madhe e Aleances, e theksuar edhe gjate Ministerialit te fundit ne Bruksel, eshte dhe konsolidimi i stabilitetit ne Kosove, ne veri te Mitrovices.

Tashme eshte e qarte, se duke bashkevepruar me mire, vendet aleate mund te perfitojne kapacitete ushtarake, te cilat nuk mund t'i kene vendet individualisht, pra duke krijuar keshtu sinergjite perkatese. Ne kete kontekst, kurdo qe eshte e mundur, Shqiperia ka qene e hapur dhe do te jete gjithmone e hapur per te kerkuar menyrat e duhura dhe pragmatiste te bashkepunimit me vendet e Aleances, por edhe me vende te tjera, me aktore te tjere te tjere te sigurise jashte NATO-s, sic mund te jete BE-ja si dhe vende te tjera partnere, sic eshte rasti shume konkret ne kuader te ISAF-it ne Afganistan. Por, Shqiperia vlereson se nje menyre e rendesishme per rritjen e kapaciteteve, sidomos ne kuader te rajonit, eshte integrimi i ketyre vendeve ne NATO, pra duke i afruar keto vende te cilat aspirojne sa me prane Aleances, sa me prane si vende anetare te saj. Dhe, ne kete kuader, ajo ka dhene kontribute konkrete duke mbeshtetur politikisht afrimin e tyre ne NATO, por, duke luajtur dhe nje rol konkret dhe ne kuader te Kartes se Adriatikut.

Ne besojme gjithashtu se mundesia per te krijuar kapacitete ne rajon, vjen ne menyre paralele me proceset integruese te vete rajonit. Procesi integrues ne BE, krijon mundesi dhe kapacitete resurse, te cilat mund te angazhohen se bashku dhe vecanerisht ne kete proces integrimi te ekonomive te rajonit, krijon nje baze shume solide per bashkepunim edhe ne fushen ushtarake, ne fushen e industrive perkatese, respektive, per te krijuar teknologjite qe po flasim. Tetorin e kaluar, ministrat e Mbrojtjes vendosen qe puna te nise ne fushen e bashkepunimit shumekombesh, me qellim zhvillimin e projekteve konkrete para zhvillimit te Samitit te Cikagos. Sigurisht qe pergjigja me e mire per te perballuar ato kufizime per te cilat folem, eshte nisma 'Smart Defence', e cila pervec trajtimit te nje sere ceshtjeve te kapaciteteve te ndryshme, te identifikuara tashme, sic jane, Mbrojtja Raketore, Sistemi i Mbikeqyrjes te Terrenit te Aleances, Transporti Ajror, etj, paraqet mbi te gjitha, dhe kjo eshte me e rendesishmja, dhe nje menyre te re, nje perqasje te re mbi gjenerimin, mbi konceptin e gjenerimit te aftesive mbrojtese te cilat do te duhen te aplikohen ne te ardhshmen.

Po keshtu, gjate Ministerialit te fundit ne Bruksel, u konkludua se, 'Smart Defence' do te jete nje ceshtje kryesore ne axhenden e Samitit te Cikagos, duke synuar qe te konkretizoje nje perqasje te perbashket, nje mentalitet te perbashket per perftimin dhe mirembajtjen e konsolidimin e kapaciteteve afatgjata. Gjithashtu, ky Samit do te jete nje moment shume i rendesishem, thelbesor per te vene ne jete kete koncept edhe ne te gjithe kuadrin e Aleances. 'Smart Defence' dhe nisma te ngjashme si "Nisma e Forcave te Nderlidhura", do te forcojne aftesite tona per te vepruar me sukses, sa here te jete e domosdoshme dhe per te perdorur ne menyre sa me efikase resurset ekzistuese tashme. Kjo gjithashtu do te mundesoje qe te percaktojme se bashku prioritetet dhe te shmangim dublikimet e burimeve dhe kontributeve ne perballimin e ketyre sfidave qe po flasim.

Po ashtu, i nje rendesie te vecante eshte projekti i perbashket i NATO-s me vendet e rajonit qe synon kontrollin e perbashket te hapesires ajrore te rajonit te tij. Tradicionalisht, Aleanca ka mundur ta menaxhoje ne menyre te suksesshme transformimin dhe permbajtjen e saj ne perballimin e sfidave qe sjell ndryshimi i ambientit te sigurise, vecanerisht te sfidave qe kane ardhur pas Luftes se Ftohte dhe te vazhdoje te jete ne gjendje qe te perballoje me sukses sfidat edhe ne te ardhmen. Ndaj, eshte e domosdoshme qe duke adoptuar kete koncept te Smart Defence, apo te cfare do lloji termi tjeter qe i jepet nje angazhimi te tille te resurseve, Aleanca do te vazhdoje te konsolidohet per t'iu pergjigjur sfidave ne kete mjedis nderkombetar qe eshte larg te qenit, i sigurt. Shqiperia, eshte e gatshme te jete pjese efikase e te gjithe perpjekjeve per te arritur keto qellime dhe te jete pjese e perpjekjeve per te rritur koherencen dhe solidaritetin e Aleances, atij politik, por vecanerisht edhe ne perballimin e sfidave te resurseve qe duhen gjithmone e me shume ne rritje.

*Fjala e mbajtur ne Konferencen e Asamblese parlamentare te NATO-s, me teme: "Mbrojtja inteligjente ne Evropen Juglindore" mbajtur dje ne Tirane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›