E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane aksidentohet per vdekje nje endacake

Një endacake është aksidentuar me vdekje në aksin Kthesa e Kamzës- Institut Bujëqësor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30, pranë Institutit Bujqësor në Kamëz kur një automjet përplasi për vdekje këmbësoren. Viktima nuk kishte dokumenta me vete, çka e bënte të vështirë identifikimin. Drejtuesi i mjetit, ka pritur shërbimet e policisë në vendngjarje duke pretenduar se këmbësorja I kishte dalë papritur teksa ishte në lëvizje. Hetuesit e aksidenteve nisën menjëherë veprimet në vendngjarje për të llogaritur shpejtësinë e mjetit dhe nëse aksidenti ishte i shmangshëm apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›