Bota mbas pasqyrës
Është një nga videot më të këndshme për syrin: Fëmijë që vrapojnë nëpër lëndinë, të veshur me rroba pranverore, dielli ndriçon, pamja është idilike, të kujton kopshtin e parajsës, ndërsa zhurma e erës që dëgjohet në dhomën ku është projektuar filmi 35 mm është kërcënuese dhe duket sikur paralajmëron një fatkeqësi. Fëmijët pozojnë para kamerës, apo ashtu duket? Jo. Ata janë përballë një pasqyre. Njëri prej tyre godet me llastiqe dhe pasqyra thyhet, pamja përballë kamerës copëtohet. "Per speculum", një film që në afro tetë minuta reflekton ndaj pjesshmërisë së perceptimit dhe naivitetin fëmijëror që ndoshta nevojitet për ta plotësuar atë.
"Per speculum" është një nga punimet më të fundit të artistit shqiptar Adrian Paci, veprat e të cilit për herë të dytë i tregohen publikut gjerman në kuadrin e një ekspozite personale, këtë radhë, në Kunstverein Hannover dhe nën përkujdesjen e kuratorit me emër, Martin Engler. Nuk kanë kaluar as dhjetë muaj që kur "Still Moving", ekspozita e parë personale e Pacit në Gjermani, mbylli portat në "Museum am Ostëall" të Dortmundit. "Ndërsa ekspozita e atëhershme kishte një dimension më njerëzor e intim, kjo e Hannoverit ka një ton pak më të theksuar politik", vëren Paci.
"Per speculum" vjen nga latinishtja dhe do të thotë "përmes pasqyrës". Titulli i referohet letrës së parë të Shën Palit drejtuar Korintasve. Fëmijët marrin nga një copë të pasqyrës së thyer dhe e drejtojnë nga dielli. Një gjest i vetëkuptueshëm për kureshtinë e moshës. Pastaj ata të shpërndarë nëpër degët e një peme, që të kujton pemën e diturisë, lëshojnë shkëndijat e vogla të rrezeve të diellit, reflektimi i të cilave rreth trupit të tyre krijon një aureolë shenjtorësh. Ndoshta "Per speculum" tematizon dhunshmërinë e së vërtetës dhe ekzistencën e copëzuar të saj. Është një nga veprat që mund të thuhet se del jashtë kontekstit të ekspozitës, ose më saktë që u jep kornizën reflektuese punimeve të tjera, të cilat të paktën për nga tematika duket se janë më politike.
Është fjala për punime të tilla si videoinstalimet "Centro die permanenza contemporanea" (2007), "Klodi" (2005), instalacioni "Piktori" (2002), fotoseriali "Home to Go" (2001), videoinstalimet "After the Ëall There are Some Ëalls" (2001), ose "Believe me, I‘m an artist" (2000) e deri te punimi i parë i ekspozuar në Hannover, "Albanian Stories" (1997) e që duket se të tëra kërkojnë një përgjigje rreth pyetjes, se si mund të ruhet tërësia individuale duke qenë vazhdimisht e përçarë ndërmjet hapësirave, epokave, roleve ose përcaktimeve që të jep shoqëria. Kjo pyetje mund të quhet një nga lajtmotivet kryesore të punës së piktorit të lindur në Shkodër në vitin 1969 e që në vitin 1997 emigroi në Itali, ku jeton si piktor i lirë.
"Centro di permanenza temporanea" ("Qendër e qëndrimit të përkohshëm") trajton pikërisht qëndrimin në hapësirën midis migracionin ekonomik, një problem që për herë të parë në punimet e Pacit trajtohet në këndvështrimin global. Një radhë njerëzish janë në pritje në një shesh fluturimi. Dielli rrezaton mbi lëkurën e tyre të errët. Pastaj afrohet shkalla lëvizëse që lidh avionin me tokën. Dhe ata ngjiten një nga një, të duruar, madje të ngeshëm. Nga rrobat e vjetra dhe rrudhat në fytyrë tregojnë se nuk janë as turistë, as biznesmenë, por fuqi punëtore. Ata janë ngjitur të tërë në shkallë, por asnjë avion nuk afrohet. Ky shesh fluturimi, ky vend i qëndrimit të përkohshëm, në fakt është shndërruar në një qendër qëndrimi të përhershëm, në përkohshmërinë e përhershme. Një pritje kolektive ala Beckett komenton kuratori Engler. Frederike Otto, historiane arti, të cilën Kunstverein Hannover e ka caktuar si eksperte për ata vizitorë që kanë dëshirë edhe t‘i komentojnë veprat e ekspozuara me një njeri të zanatit, e quan këtë pamje një skulpturë që krijon një simbol. Simbolin e pritjes ndaj një të ardhmeje? Ndoshta? Gjithsesi, simbolin e pritjes së një rrugëdaljeje nga udhëkryqi, ose simbolin e pritjes së një shenje nga lart!
"Centro" dhe "Per speculum" janë dy punimet më të fundit të Pacit. E përbashkëta e tyre është se as protagonistët e as vendet e xhirimit (e para në San Francisko, e dyta në Anglinë e Jugut) nuk ushqehen nga përvoja e tij personale. Por sidoqoftë, siç vëren Engler, në të gjitha punimet është një zonë kufitare ndërmjet privates dhe publikes, politikës dhe estetikës, biografisë dhe zonës publike, e që përpiqet të krijojë pamje që i ndërlidhin të dyja me njëra-tjetrën. Janë pamje që gjërat e përditshme i paraqesin me një dendësi prej ikone, thotë kuratori.
Përjetimet autobiografike kanë qenë gjithmonë pika e frymëzimit të Pacit dhe në shumicën e rasteve edhe ushqimi kryesor i punës së tij. Në "Believe me, I‘m an artist" (2000) ("Më beso, unë jam artist") ai xhiron një fragment nga jeta e tij, kur kuestura italiane e merr në pyetje me dyshimin për abuzim me fëmijë. "Unë kam besuar gjithmonë, që edhe në historitë më intime, njeriu mund të gjejë të tjerët, thotë ai. Sa më thellë që kam hyrë në brendësinë time, aq më shumë kam gjetur të tjerët".
Në fotografinë me titull "It ëas not a performance" (2007) ("Nuk ishte performancë") janë kombinuar dy elemente: një fotografi nga një gazetë italiane djathtiste ku shihet një grumbull emigrantësh duke pritur në radhë për vizë, e ku rastësia ka dashur që mes tyre të ishte edhe vetë piktori duke pritur në radhë. Fotografia ilustron artikullin me titull "Invasione pianificata" ("Invazion i planifikuar"). Përmbi artikull është një fotografia tjetër: nga fëmijëria e artistit në Shkodër: dhjetëvjeçar, i veshur me uniformën e pionierit, i rrethuar nga burra e gra, pleq e plaka e të gjithë me nga një armë në dorë. Duket se ka një ironi fati në këtë kolazh të çuditshëm: "I gjithë populli ushtar" ishte motoja e atëhershme, fati i përbashkët dhe thundra e kolektivizmit e ndjek këtë popull edhe më pas: "I gjithë populli emigrant". Janë dy emërtime që individi i merr nga shoqëria pa dëshirën e tij, e ndaj të cilit e ka vështirë të mbrohet.
Mes këtyre dy emërtimeve nuk ka më vend për artistin. Ai ka vdekur. Kush nuk e beson, le ta shohë vetë: Certifikata e vdekjes është varur para studios së
tij. Një barakë në pazarin e vjetër të Shkodrës, të cilën Paci e ka rindërtuar në Hannover. Të dhënat e personit të vdekur janë të njëjta me atë të vetë artistit. Kjo është në kontekstin e piktorit, shpjegon ai. Në Shqipërinë e fillimit të viteve ‘90 piktori kishte aftësinë që jo vetëm të bënte një pikturë, por edhe të falsifikonte një certifikatë lindjeje ose vdekjeje. Dhe ka një lloj refleksioni, një lloj paralelizmi, mes certifikatës së vdekjes që piktori bën në një kioskë të Shkodrës dhe me idenë e vdekjes së artit që vjen qysh nga Hegeli. Instalimi i barakës "Piktori" është bërë në vitin 2002, në të njëjtën periudhë rrjedh edhe videofilmi "Vajtojca" (që nuk është ekspozuar në Hannover) e ku artisti sërish luan me vdekjen, duke e lënë veten ta qajë një vajtojcë shkodrane. Dukej se Paci në atë periudhë kohe po kërkonte të rikrijonte raportin me vendin dhe të kaluarën e tij. Pesë vjet më vonë, në vitin 2007, me punime të tilla si "Per speculum" dhe "Centro" ai shkëputet tërësisht nga prejardhja dhe hap dialogun me publikun mbarëkombëtar. Me këtë zhvillim individual dhe artistik, Paci mishëron më së miri Shqipërinë e tranzicionit, madje në disa raste duket se i paraprin asaj.