Quo Vadis kritika?! Media mund ta gjejë...
Sot, kemi një mungesë të theksuar të kritikës së artit dhe aq më shumë të kritikës letrare, e cila ka sjellë një vorbull të paorientuar botimesh jocilësore e me nivel të ulët, si për nga krijimtaria, ashtu dhe për nga mesazhi që duhet të përcjellë.
Vrulli i madh i botimeve dhe intensiteti i veprimtarive artistike nuk përballet sot me një kritikë të mirëfilltë. E sipas kritikut të traditës, Adriatik Kallulli, një ndër faktorët e mungesës së kritikës letrare dhe asaj artistike është roli i medias. Kjo e fundit, sipas Kallullit, jep kronika të thata që nuk lozin e nxisin debat.
Z. Kallulli në ç‘gjendje ndodhet sot kritika letrare dhe ajo artistike? A mund të paraqisni me notat tuaja një panoramë të kësaj kritike?
Gjendja e kritikës letrare dhe asaj artistike çuditërisht nuk është ajo që duhet të ishte, qoftë në zhvillimin e saj e qoftë në individualitetet e saj dhe qoftë edhe në intensitetin e saj. Po të kemi parasysh që kemi të bëjmë me një shoqëri pluraliste, ku mendimet mund të jepen lirshëm jo si më përpara, ku secili njeri mund të shprehë gjykimin e tij, me nocionet dhe argumentet e tij dhe njëkohësisht njerëz të cilët e kanë ngarë fushën e kritikës për vite dhe dhjetëra vjeçarë të tërë, do të flisnin pastaj një fjalë më me kompetencë. Prandaj në këtë pikëpamje, unë do të thosha që vrulli i madh i botimeve ose intensiteti i të gjitha veprimeve artistike, qofshin në muzikë, teatër e pikturë, nuk ndiqet sot nga një kritikë letrare dhe artistike, e cila duhet të interpretojë të gjithë këtë fonogramë, e cila të lindë probleme që i kanë vetë këto vepra, t‘i trajtojë këto probleme në shtyp. Përse ndodh një fenomen i tillë? Janë shumë faktorë objektivë dhe subjektivë. Unë do të përpiqem të rendisë dy-tre të tillë. Do të thosha se mediat tona dhe shtypi, megjithëse kanë sot një sasi të jashtëzakonshme distributorësh, d.m.th gjithë këto televizione kombëtare dhe lokale, ose gjithë këto gazeta kombëtare e lokale, gjithë këto revista, pra e gjithë kjo mundësi hapësirash të jashtëzakonshme nuk është shumë e interesuar. Pra, nënvlerësohet ky problem, ose mjaftohen vetëm me disa impresione të çastit, ose me disa kronika të thata, të cilat nuk ngrenë, nuk interpretojnë, nuk nxisin debat dhe nuk e shtyjnë mendimin e shoqërisë përpara. Në radhë të parë pra, është mosinteresimi i të gjitha mediave për këtë debat për artin dhe kritikën. Nga ana tjetër, ky mosinteresim ka krijuar një apati te njerëzit për sa i përket kritikës letrare dhe artistike. Kjo apati është bërë edhe më e dhimbshme për faktin se sot, këto punëra, këto ndihmesa konsiderohen si të kota fare. Ndaj, do të thosha që mediat tona themelore, gazetat tona duhet të kenë një rubrikë për kritikën, për gjykimin profesional, për gjykimin polemist. Unë do të thosha që edhe vet shtëpitë botuese eminente, të cilat ne i kemi të fuqishme dhe të mëdha, duhet të jenë të interesuara për të aktivizuar kritikën. Sepse një libër, një ekspozitë, një shfaqe, një spektakël, një premierë konsiderohet krejt e pavlerë nëse nuk hyn në fazën e interpretimit kritik kolektiv. Kjo është themelore. Në qoftë se juve p.sh. do të shikoni në vendet fqinj apo të tjerë të botës, do të shihni se aty personalitete të mëdhenj flasin për libra, flasin për filma, flasin për shfaqje, kurse këtu te ne kjo gjë nuk merret fare parasysh. Një çështje tjetër që dua ta nënvizoj është se si shkak i apatisë së krijuar, nuk ka më ardhje të reja dhe me vlera në kritikë. Ne kemi sot për shembull një armatë të tërë arsimtarësh, të cilët punojnë mirë, mirëpo e kanë mbledhur mendjen në ato katër orët e mësimit, në atë punën e tyre shumë fisnike e shumë të devotshme që u bëjnë me nxënësit apo studentët dhe nuk merren fare me kritikë.
Vihen re botime letrare, historike etj., pa kaluar me parë në filtrin e kritikës. Ǒmund të na thoni në lidhje me prurjet e reja, jo vetëm në letërsi, por edhe në lloje të tjera të artit?
Keni të drejtë që bëni këtë pyetje e që ngrini këtë shqetësim. Ky është vërtetë një shqetësim i madh i kohës sonë. Rasti e ka sjellë që të kem qëndruar një a dy muaj në disa vende të zhvilluara të Evropës ose në SHBA, por po ju them për shembull se çfarë kam mësuar nga një vend elitar, nga një vend ku veprojnë të gjitha strukturat intelektuale siç është Austria. I thashë një kolegut tim: Fjala vjen, unë kam ca para e duhet të botoj një libër. Ǒrrugë duhet të ndjekë këtu në vendin tuaj për botimin e tij? Ai m‘u përgjigj: Librin duhet ta paraqitësh me disketë apo CD në shtëpinë botuese. Kjo e fundit e fut në proces e procedurë, ku nënkuptohen dy ose tre oponenca nga njerëz të cilët janë mbrojtësit fanatikë të nivelit të cilësisë së kësaj shtëpie botuese. Këta mbrojtës profesioniste të pakomprometueshëm, paguhen nga kjo shtëpi botuese e nuk lëshojnë pe në asnjë mënyrë. Dhe në qoftë se ata thonë që libri nuk vlen, atëherë shtëpia botuese të jep të njëjtën përgjigje e mos u lodh më fare që të merresh me këtë çështje. Edhe sikur të ofrosh pagesë të majme për botim, ajo nuk e ul nivelin e saj të kërkesës, të cilësisë, të botimit e ti kthen mbrapsht paret, duke i qëndruar besnik vendimit të oponentëve të saj. Tani, bëjeni vetë krahasimin me atë që ndodh këtu.
E tani pyes: Përse në vendin tonë shtëpitë botuese nuk vendosin strukturën e oponencës? Ajo ka qenë jetë e mot në fushën e botimeve. Në shtëpinë botuese "Naim Frashëri", në shtëpinë botuese të "Librit shkollor" apo në shtëpi të tjera, sistemi oponencës ka qenë i gjithëkërkuar dhe përbënte një procedurë të domosdoshme të një libri.
Sot ka edhe më keq: se boton një libër dhe e promovon atë, pa kaluar madje as në filtrin drejtshkrimor, që është një nga arritjet më të mëdha në vite në shkencat gjuhësore. Sot gjen libra që paraqesin një drejtshkrim të deformuar, një drejtshkrim të pocaqisur; trajta gjuhësore, trajta morfologjike që i gjen tashmë të tejkaluara.
Kalojmë tek artet vizive. Hyn në një ekspozitë e shikon vetëm një njollë boje, e cila të vret sytë. Piktura që të bëjnë t‘i marrësh edhe sikur të t‘i falë ai që e quan veten piktor, pasi nuk di ku ta vësh atë pikturë me atë cilësi. E njëjta gjë ndodh edhe me procese të tjera, siç është muzika e lehtë, fjala vjen. Në të sheh elementë të pakontrolluar. Është një libër i studiuesit, profesorit të arteve Fatmir Hysi, "Kritika në tri pamje", ku ai godet me ashpërsi të gjithë atë mori pseudomuzikantësh, të cilët na paraqiten në TV e radio të ndryshme me bastardime të artit muzikor e atij tekstual.
Si do ta komentonit shprehjen e poetit Primo Shllaku se "Në çdo kaçub ka nga një poet"?
Unë kam një respekt dhe një adhurim për intelektualë të tipit Primo Shllaku, të cilët janë shumë substancialë, janë shumë të ngjeshur në kulturën e tyre, në idetë e tyre dhe në interpretimet që japin. Kohët e fundit më ka rënë në dorë një libër i tij, në të cilin ai trajton poetin e madh Martin Camaj, por jo vetëm atë. Në libër ka asociacione, ka edhe vështrime mbi poetë të tjerë dhe probleme estetike të poezisë shqiptare. Të gjitha të servirura e të shprehura me një kulturë, profesionalizëm dhe me një gjuhë shumë të arrirë prej tij. Për sa i përket shprehjes konkrete që ka thënë në emisionin "Deja`vu" në mos gaboj, ku "Në çdo kaçub, fle nga një poet", unë kam kuptuar kështu: Kaçuba është gjelbërim, kaçuba është një lulëzim, kaçuba është një jetë njerëzore, është një oaz e brenda këtij gjelbërimi, brenda këtij lulëzimi, brenda këtij oazi gjendet një zë njerëzor, gjendet një bilbil, gjendet një zog që cicëron e këndon dhe ne nuk duhet të kemi paragjykime.