Bota përkujtonsot viktimate Holokaustit
TIRANE- Në mbarë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit. Në këtë ditë, të vitit 1945, forcat sovjetike e çliruan kampin nazist Aushvic.
Presidentët e Gjermanisë dhe të Polonisë, Kristian Vulf dhe Bronisllav Komorovski, do t'u bashkëngjiten sot të mbijetuarve në kampin nazist Aushvic, në përkujtim të Holokaustit.
Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.
Dje, kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu, i bëri thirrje botës që t'i mësojë mësimet nga Holokausti dhe të veprojë kundër armikut shtetëror të Izraelit, Iranit.
Ai e akuzoi "regjimin e ajatollahëve" për nxitje të "gjenocidit" të ri kundër popullit hebrej.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadineaxhad, vazhdimisht edhe publikisht e ka mohuar Holokaustin, duke e quajtur "mit".
(europaelire/BalkanWeb)