E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota reagon ndaj dhunës në Gazë

Njerëzit kudo në botë, kanë reaguar me shqetësim për dhunën në Gazë. Sot Papa Benedikti u lut që t'i jepet fund dhunës në tokën ku ka lindur Jezusi, që të krishterët besojnë se ishte biri i Zotit. SHBA fajësuan Hamasin për prishjen e armëpushimit dhe bënë thirrje për rivendosjen sërish të marrëveshjes. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Xhondroe tha se është krejtësisht e paparanueshme për Hamasin që të hedhë raketa ndaj Izraelit pas armëpushimit që zgjati për 6 muaj. Vendet myslimane dënuan Izraelin për sulmet. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei urdhëroi myslimanët sot që të mbrojnë palestinezët nga sulmet e Izraelit. Ai gjithashtu dënoi disa qeveri arabe për "nxitje të heshtjes", për sulmet në Gazë. Lidhja Arabe ka planifikuar një takim urgjent për sot, për të diskutuar rreth situatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›