Krasniqi denon arrestimet
Arrestimet brutale dhe spektakolare te 10 ish luftetareve te lirise nga forcat serbe te xhandarmerise ne Lugine te Presheves, tregojne se udheheqja aktuale serbe ne vazhdimesi nuk shkeputet nga politika e terrorit dhe gjenocidit, tha sot kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ne nje takim me gazetare. Pjesetaret e ish UCK-se te arrestuar dje nga policia serbe ne Luginen e Presheves, sot pritet te dalin para gjykatesit hetues ne Beograd njoftojne mediat serbe. Mbi ta rendon akuza "krime ne tre lokacione te komunes se Gjilanit", gjate vitit 1999.