E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota si e njohimdo të "zhduket"deri më 2050

SHBA - Bota jonë do të bëhet krejtësisht e panjohur deri më 2050 nëse vazhdon me ritmet e sotme. Duket se botën siç e njohim sot nuk e pret një e ardhme optimiste. Së paku kështu janë përfundimet e shkencëtarëve të nxjerra në konferencën shkencore amerikane, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Shkencëtarët janë shprehur se problemi kryesor i “shkatërrimit” tonë qëndron në rritjen e banorëve dhe betejës për resurse, që për 40 vjet do të duhej të sjellë deri tek ndryshimi i tërësishëm i botës siç e njohim sot.

Vlerësimet flasin se deri në fund të këtij viti numri i popullatës së botës do të rritet në shtatë miliardë, e deri më 2050 ky numër do të mund bëhej nëntë miliardë. Rritja më e madhe e popullatës do të ndodhë në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë Jugore.

Pikërisht ky fakt do të cojë deri tek problemet më të mëdha, pasi për t’u ushqyer aq shumë gojë, gjatë 40 viteve të ardhshme do të duhej të prodhohet aq ushqim sa është prodhuar gjatë tetëmijë vjetëve të fundit.

Përvec mungesës së ushqimit, për 40 vjet një faktor tjetër në shndërrimin e botës që ne njohim është edhe numri tepër i madh i popullatës, për shkak të cilit ekspertët demografik kërkojnë program për planifikimin e familjeve.

“Është koha e fundit që të bëhet diçka për këtë çështje. Gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është bërë përkujdesje për këtë, mirëpo për shkak të çmimit të ushqimit dhe ngrohjes globale, do të na duhet të ndërmarrim disa hapa”, janë shprehur ekspertët pjesëmarrës të kësaj konference.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›