E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Së shpejti informatat për fillimin e bisedimeve

BEOGRAD-Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanovic, deklaroi se pret që së shpejti të fillojnë bisedimet me palën kosovare, dhe se Beogradi është i gatshëm për këto bisedime.

Stefanovic tha se temat e rendit të ditës së këtyre bisedimeve janë në formim e sipër, dhe se kështu do të jetë deri në fillimin e bisedimeve.
"Rezultati do të jetë i tillë që në në afatin më të shkurtër të fillojmë t'i zgjidhim problemet më të mëdha. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ne në Beograd i shohim ata normalisht si qytetarë tanë", ka thënë Stefanoviq në një tryezë të rrumbullakët në Beograd.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›