E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota syte nga Gana

Vemendja e gjithe botes se futbollit, gjate gjithe muajit te ardhshem, do te perqendrohet ne Gane, atje ku do te zhvillohet Kupa e Kombeve te Afrikes. 16 kombetaret finaliste qe synojne titullin e kampionit te kontinentit, jane te ndara ne kater grupe me nga kater ekipe. Favorit per suksesin perfundimtar konsiderohen Egjipti, Gana, Kameruni, Bregu i Fildishte, Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia.
Gana organizatore do te prese Guinean, sot ne kryeqytetin Akra, ne takimin qe shenon hapjen e Kupes se Afrikes. "Yjet e zinj", qe synojne titullin e peste ne historine e tyre, do te kete perballe nje rival te veshtire. Gana do te kete mbeshtetjen e me shume se 40 mije tifozeve, te cilet do te mbushin stadiumin me te madhe ne vend, atje ku do te luhet edhe finalja. Per ekipin e Le Roit do te mungoje kapitenin Stefan Apiah, por Sulej Muntari ka treguar se mund ta zevendesoje me se miri, duke bere nje sezon te shkelqyer me Portsmuthin ne Premier Lige. Ai do te luaj perkrah Mikael Esienit. Ne formacionin e Ganes mund te jete edhe 18-vjecari Dede Ajeu, i biri i Abei Pelese, nje prej legjendave te futbollit ganez.
Guinea vjen ne kete veprimtari pas dy javesh stervitje ne Spanje. Ata kane fituar 6-0 ne miqesoren me Sudanin dhe 1-0 me Malagen. "Nuk eshte e lehte te luash ne ndeshjen e pare ne shtepine e vendit organizator, tha trajneri Robert Nuzaret. Por, nga ana tjeter eshte nje nder per ne dhe na jepet mundesia te arrijme dicka historike".

Grupi A
Kalendari
Sot
Gane - Guinea 18:00
Neser
Namibi - Marok 16:00
24 janar
Gane - Namibi 18:00
Guinea - Marok 20:00
28 janar
Gane - Marok 18:00
Guinea - Namibi 18:00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›