Bizhdili shperblen skuadren ne Ulqin
Skuadra kavajase, Besa, ka thuajse nje jave qe stervitet ne Ulqin. Per t'i dhene nje ngjyrim dhe nje hov skuadres se tij presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili, eshte kujtuar per te stimuluar me shume futbollistet e tij. Keshtu mesohet se ai, nepermjet nje te besuari te tij, ka derguar ne Ulqin nje sasi eurosh per cdo futbollist. Shuma nuk behet e ditur, por sipas disa futbollisteve, ata kane mbetur te kenaqur. Me kete veprim, presidenti i Beses edhe njehere tregon zemergjeresine e tij, duke dashur te motivoje me shume te besuarit e tij ne stervitjen e perditshme ne Ulqin. Per sa i perket ndeshjeve miqesore, ekipi kavajas do te zhvilloje perseri nje ndeshje tjeter. Per momentin, kundershtari nuk dihet, por mendohet te jete Partizani, pasi edhe keta te fundit po e bejne pergatitjen e tyre ne Ulqin.