E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kellici i mikrofonit, kameres dhe penes sportive

Nga Gavrosh Levonja
Kur ne fillim te viteve '60-te, krahas Shakes, Kasmit, Papes, etj., nisa te luaja ne radhet e skuadres se '17 Nentorit" ne basketboll, ne shkallet e para te Pallatit te Sportit "Partizani" (sot "Asllan Rusi"), shihja me mikrofon ne dore nje djalosh pak me i madh se ne ne moshe, qe regjistronte ne nje magnetofon te vogel faza nga ndeshjet tona dhe te skuadrave te tjera, te cilat ne i degjonim ne "Rubriken Sportive" te se dieles ne mbremje. Ishte Skifter Kellici, zerin e te cilit e kisha degjuar prej disa vitesh ne transmetimet e ndeshjeve te futbollit dhe tani po e njihja se afermi. Qe nga ato kohe kane kaluar mbi 40 vjet dhe zerin dhe vete pamjen e Skifterit e kam ndjekur si plot sportdashes te tjere edhe ne komentet dhe rubrikat sportive te TVSH-se. Dhe ja, fati e solli qe ne te dy, si shume bashkatdhetare te tjere, te ndodhemi ne Amerike, ku ai vazhdon te shfaqet here pas here ne shtypin e perditshem, ne cikle artikujsh e ne vepra letrare, pa harruar pasionin e tij te vjeter, sportin. Pikersht per Kellicin e mikrofonit, kameres dhe penes sportive do te ndalem ne kete interviste qe kam bere me te ditet e fundit ketu, ne Nju-Jork.
Skifter, je larguar nga Shqiperia qe ne fillim te vitit 1999. A ndjen ende mall per mjediset e Radio Tiranes dhe TVSH-se, ku kalove kaq e kaq vite pune plot pasion ne emisionet sportive?
Sigurisht, madje kujtoj qe tri dite para se te nisesha per ne SHBA, me 8 mars te vitit 1999, mora pjese ne "Rubriken Sportive" te se dieles qe transmetohej per shqiptaret jashte atdheut.
Kur i ke filluar te komentimet sportive ne Radio Tirana?
Ne ditet e para te shkurtit te vitit 1959, ende student i vitit te fundit te UT per gjuhe letersi se bashku me bashkepunetore te tjere krijuam "Rubriken sportive" dhe me 9 tetor te atij viti, tashme edhe gazetar i Radios, prane komentatorin e njohur, Ismet Bellova komentova ndeshjen finale te Spartakiades se Pare Kombetare midis "Dinamos" dhe "Beses".
Si te lindi pasioni per t'u bere komentator sportiv ne Radio?
Duke degjuar Anton Mazrekun, babane e gazetarise sportive shqiptare. Ne minutat e fundit te finales se Ballkaniades me Rumanine, me 7 tetor te viti 1946, qe Kombetarja jone e fitoi 1-0, u ngjita ne tribunen qendrore te stadiumit "Qemal Stafa" dhe atje, ne nje kabine, pashe per here te pare Mazrekun, zerin e te cilit e kisha degjuar plot here te tjera. Me 1948, maje nje kamioni te prishur ne ane te rruges "Siri Kodra", ku jetoja, fillova te "komentoja" ndeshjet kalamajve te mehalles sone. Nga viti 1954, nxenes ne gjimnazin "Qemal Stafa" nisa shkruaja artikujt e pare ne gazeten "Sporti Popullor". Me 1958, ndonese kam qene i vogel, mbaj mend disa artikujt qe botoje ne gazeten "Zeri i Rinise", kushtuar kampionatit boteror te futbollit, qe zhvillohej ne Suedi.
Pikerisht, ashtu. Degjoja komentimet e Nikolo Karozios e Nando Martelinit nga RAI dhe te Nikollaj Ozerovit nga Radio Moska, lexoja dhe gazeten "Sovjetski Sport" dhe shkruaja komentet per kete boteror, qe, me se fundi Brazili e fitoi per here te pare me buje te madhe.
Cilat kane qene ndeshjet qe te kane lene me shume mbrese ne komentet radiofonike?
Dy finalet e kampionatit te futbollit me 1961 midis "Partizanit' dhe "Dinamos", qe i kam komentuar se bashku e kolegun tim te vjeter, Ismet Bellova. Te dyja skuadrat e kishin perfunduar kete kampionat me pike te barabarta. Meqe golavarazhi nuk merrej parasysh, u zhvillua ndeshja perfundimtare. Ajo u mbyll ne barazim 1-1. Ne shtese shenoi se pari Resmja i "se majtes se tmerrshme" dhe pak me vone barazoi Lubonja. Madje, Resmes nga deshperimi i ra te fiket ne fushe. U desh takimi i dyte. Pas 90 minutash, 0-0. Edhe pas shteses 2x15 minutash, perseri 0-0. Vetem ne shtesen e fundit prej 15 minutash, Panajot Pano, pasi mori nje top nga rivenia anesore, pa u futur mire ne zone, gjuajti dhe shenoi te vetmin gol qe i dha "Partizanit" titullin kampion. Me pas, sic dihet per te tilla raste, u fut rregulli i 11-metershave.
Po ne komentimet televizive?
Komentimi i ndeshjeve nderkombetare te marra nga stacionet e huaja televizive. Ishte drejtori i atehershem i RTVSH-se, Todi Lubonja, qe kete propozim qe kisha bere dy vjet me pare me 1970, ta vinte ne jete. Te shtunen e dates 26 maj 1972, ne oren 17:00, fillova te komentoja nga RAI ndeshjen Itali-Belgjike, qe zhvillohej ne Milano dhe ne oren 21:00 nga TV Beogradi ndeshjen Angli-RF Gjermane, qe luhej ne Londer. Pa filluar kjo e fundit, shume nga teleshikuesit pandehen se une komentoja nga Milano. Por pastaj e kuptuan se komentimi behej nga studiot e TVSH-se, se nuk mund te fluturoja ne me pak se dy ore nga ky qytet italian, ne Londer. Pastaj, disa muaj me vone se bashku, me Napoleon Roshin, Piro Nacen, Feti Boroven, komentuam tere lojerat olimpike qe u zhvilluan ne Mynih. Madje me Fetiun, trajnerin tuaj te paharruar te "17 Nentorit" ne basketboll, kemi komentuar nga ora 24-02 te mengjesit finale e basketbollit SHBA-B. Sovjetik, qe ruset e fituan papritur ne tri sekondat e fundit.
A mund te themi se sot kemi nje shkolle te komentimit televiziv?
Ne radio bazat e kesaj shkolle i vendosi Anton Mazreku, duke krijuar nje fjalor te sakte teknik, madje edhe letrar. Ne TV eshte ende nuk mund ta them, sepse ka nje veshtiresi objektive. Komentatori nuk duhet te pershkruaje ato qe sheh teleshikuesi, por te beje me shume shpjegimin e levizjeve taktike te lojtareve, mbulimet, te vere pra, ne dukje ato qe teleshikuesi nuk arrin t'i shohe, sepse kamera i ofron vetem ate pjese te lojes ku luhet topi.
Ka rastisur qe te kane kritikuar, me tendence, per perdorim shprehjesh figurative...
Kurre nuk kam hequr dore prej tyre, sepse ndeshjet sportive ne cdo fushe jane shfaqje te improvizuara, ku nuk mungojne elemente artistike, te ngjashme me ekzekutimet akrobatike, ose koreografike, por edhe luftarake, perderisa ne fushe ka ballafaqim, perplasje, fantazi, dredhi. Mirepo jo rralle nga udheheqja komuniste kishte nderhyrje te cilat i pershkruan edhe Marash Hajati, ish-drejtor i Pergjithshem i RTVSH-se ne vitet '70-'80, qe ne librin e tij "Dera e prapme e shtypit" shkruan keshtu: "Viktime e ketyre nderhyrjeve te padrejta ka qene shpesh here S. Kellici, autor i talentuar, kembengules, qe ka dhene nje ndihmese jo vetem per sportin, por edhe ne fushen e gazetarise e letersise. Si komentator ka pasur specifiken e tij. Mirepo dikujt andej nga lart kjo here i pelqente e here jo. Aq here edhe komentatori shkarkohej dhe ngarkohej me ate detyre.
Aty nga viti 1986, te mos gaboj, edhe u zhduke nga kamera.
E vertete. Nje nga drejtuesit kryesore te RTVSH-se pas viteve '90-te me ka thene se ishte Ramiz Alia, dora vete, ai qe kishte dhene urdher qe te mos drejtoja me "Rubriken sportive" ne TV, sepse e teproja me levizjet e duarve, shprehjeve te ngjashme me ato te komentatoreve italiane, "percaktim" qe e kishte perdorur per mua edhe ish-drejtori pedant dhe dogmatik, Thanas Nano ne vitet '70. Ja, deri ku arrinte puna: qe Presidenti i Republikes dhe Sekretari i Pare i KQ te PPSH-se te nderhynte edhe ne keto... probleme dhe, madje, te urdheronte. Merre me mend, sikur kete ta bente Bushi ketu ne Amerike.
Nga fundi i viteve '70-te dhe fillimi i viteve '80-te u paraqite para lexuesve me romanin "Atentat ne Paris" qe terhoqi vemendjen e tyre si nje roman i mire me teme historike. A nuk u ndodhe keshtu midis nje dileme qe lindte nga dy pasione qe mund te pengonin njera-tjetren - krijimtaria letrare dhe sportive?
Po! Disa nga shoket e mi me keshilluan aso kohe qe te shkeputesha nga kamera dhe mikrofoni, leximet e literatures sportive, si "Sovjetski Sport, "La gaxeta delo sport", "Frans futbol" etj., dhe t'i kushtohesha teresisht letersise, ku po jepja prova se mund te behesha shkrimtar serioz . C'eshte e verteta, nuk pata caste luhatjeje. Por, nuk u shkeputa prej tyre. Perkundrazi, mendova se nje shkrimtar, i ardhur nga bota e sportit, eshte nje plus ne fushen mikrofonit dhe kameres sportive. Anton Mazreku, per shembull, mund te
kishte qene edhe shkrimtar se kishte talent ne kete fushe, shkruante dhe perkthente nga letersia boterore. Dhe duke qene gazetar dhe krijues me dhunti te tilla, vuri bazat e gjuhes se ngritur spotivo-artistike si ne shtyp, ashtu edhe ne radio. Kete jam perpjekur te bej edhe une.
A je i kenaqur me ate ke arritur ne kete drejtim?
Po edhe jo. U shkeputa nga kamera sportive ne mars te vitit 1999, per te ardhur ne SHBA. U shkeputa, pasi kisha komentuar ndeshje futbolli ne nje qender te vogel televizive. Koleget e mi te RTVSH-se, egoiste, ziliqare e, per fat te keq, edhe te paafte,vecanerisht njeri prej tyre, i cili per me shume se 30 vjet qe u mor me sportin ne TVSH, me ftohtesine dhe apatine e tij mbeti i harruar, me mbyllen rrugen nen veshtrimin, cuditerisht indiferent te drejtuesve te RTVSH-se, qe ishin, madje, shume te pakenaqur prej tyre. E verteta eshte se, i cliruar tashme nga censura, u perpoqa te sjell ne komentet e mia, sidomos te kampionatit boteror qe u zhvillua me 1998 ne France, dicka qe te afronte prane televizoreve edhe ata qe nuk e pelqenin futbollin - diku duke perdorur ndonje shaka, ndonje aforizem, madje edhe duke kenduar.
Te ndalemi tani te pena sportive. Jane, te mos gaboj, disa vepra te tilla qe ke botuar prej vitesh.
Po. Me 1968 debutova ne letersi me vellimin e pare me tregime "Nje ndodhi ne stadium" e pastaj vazhdova me vellimin tjeter "Shkallet e murrme", novelen "Ne toke te huaj", romanin "Shperthimi", mbi bazen e te cilit, se bashku me regjisorin e njohur Gezim Erebara, shkruam skenarin e filmit, edhe ky me teme sportive, "Fushe e gjelber, fushe e kuq", kushtuar "Shprefese" se famshme te Tiranes ne futboll gjate kohes se Luftes, qe ishte vazhdimi i krijimtarise sime ne kinematografi i filmit dokumentar, me metrazh te gjate, "Neper fushat e futbollit", per te ardhur me 1980 te libri "Historia e futbollit", me 1987 "Nga 2-3-5, ne 4-4-2", me karakter shkencor dhe se fundi te libri publicistik "Yjet e futbollit boteror (1998).
Po tani qe ndodhesh larg atdheut?
Perseri nuk ndahem nga pena sportive. Kam botuar me 2005 ne gazeten "Koha Jone" dhe "Sport Ekspresi" dy cikle te gjata, se pari, Anton Mazreku ne faqet e nje ditari te pashkruar" dhe perseri te po keto gazeta, nje vit me pas, "Lojerat ballkanike ne syte e nje tetevjecari" (Kujtime), pa permendur shume artikuj te tjere, gjithnje me karakter sportiv. Pres kete vit te dale ne qarkullim libri "Dy Dinamot e Kojes dhe Tartarit", qe eshte nje histori e ketyre dy skuadrave te medha te volejbollit tone dhe, ne te njejten kohe, nje histori e volejbollit shqiptar. Miku, Kreshnik Tartari, ka pasur disa ngurrime, te cilat besoj qe i ka kapercyer, aq me teper qe ne liber nuk pershkruhet vetem jeta e tij neper fushat e volejbollit, por e mesuesit te tij te madh, Vangjel Kojes, dhe e atyre djemve dhe vajzave tona qe e ngriten kaq lart lavdine sportit shqiptar, edhe pse ne vitet e renda te diktatures se eger komuniste.

"Lajthitjet nuk me kane munguar gjate komenteve"
Epo...edhe ka ndodhur. Ne maj te vitit 1970 po komentoja ne Radio ndeshjen "Dinamo"-"17 Nentori". Mirepo para ndeshjes filloi nje shi i rrembyeshem dhe floket edhe te lojtareve bionde u bene thuajse te zeza. Gjate tere pjeses se pare shpeshhere permenda emrin e Cecos, atehere nder me te miret e "Dinamos" dhe Lombetares. Por pas pushimit me thane se Ceco, qe kishte qene i demtuar, nuk kishte luajtur. E kisha ngaterruar me nje futbollist tjeter, Xhafen. E keqja ishte se shume adhurues te Cecos, me te degjuar emri e tij gjate komentit tim, vrapuan ne stadium dhe u zhgenjyen kur nuk e pane ne fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›