E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne favor te nje Pape amerikan

Nuk ka asgjë të keqe që të kemi një papë amerikan. Gjatë një interviste për televizionin amerikan, presidenti Obama ka dhënë një deklaratë surprizë ndërkohë që në Vatikan Konklava po zgjedh pasardhësin e Ratzinger. Pyetjes së gazetarit nëse ishte dakord me zgjedhjen e një pape amerikan, ai është shprehur se një papë amerikan do të ishte po aq efikas sa një italian, polak apo dhe nga Guatemala. Kjo është hera e parë që një president i shteteve të bashkuara të amerikës shprehet publikisht në favor të hipotezës që një bashkëkombas i tij të papës. Kjo deklaratë i ka dhënë dhe më shumë zë mediave të cilat aludojnë se arqipeshkvi i Nji Jorkut, Dolan mund të përfitojë nga dështimet e votimeve. Dështime që sipas përkthimeve të analistëve do të dobësonin kandidaturën e italianit Skola.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›