E Diel, 1 Nëntor 2026

Botë të vjetra shkelin syrin në distancë

Elsa Demo

Zënë kreun e vendit në familje dhe vend të barabartë në botën e burrave, në sjellje, qëndrim, veshje e krehje. Për sjelljen e tyre seksuale nuk flitet me siguri. Hamendësohet se ky transformim mund të ishte një mënyrë e tërthortë për një grua e cila kishte tendenca homoseksuale, siç vëren antropologia amerikane, autore e Sworn Virgins (Virgjëreshat e betuara). Young e ka trajtuar problemin në origjinë  të tij në Shqipëri dhe në vendet kufitare, faktorët ekonomikë, social, kulturorë. Çfarë përcaktojnë rrethanat për një femër kur djali i madh i shtëpisë ka vdekur, babai është vrarë, apo faktorë të brendshëm, raporti aspak dashamirës që virgjëresha e betuar ka ngritur më herët me autoritetin e babait.

Shkrimtarja Elvira Dones e riktheu në vëmendje në vitet dymijë fillimisht me një dokumentar e më pas me romanin Hana, që u përkthye shpejt në disa gjuhë. E pas kësaj revista e gazeta prestigjioze, fotoreporterë perëndimorë erdhën e takuan, dhe fotografuan, këtë peizazh të rrallë njerëzor e kulturor që i përkiste një bote të vjetër jo dhe aq, përderisa jeton pa iu bërë përshtypje vendasve.

Kanuni i Lekë Dukagjinit ia ka njohur të drejtat dhe detyrimet. Por me atë që qartëson dhe rregullon të djeshmen, njerëzit mitizojnë dhe turbullojnë të sotmen.

Figurën e gruas burrë e përafërt me modelin në fjalë e përtërin kohë dalja në qarkullim në SHBA dhe në festivalet e filmit prodhimi i pavarur amerikan Albert Nobbs. Është historia e një gruaje burrë në Irlandën e Shekullit të 19-të, e interpretuar nga aktorja e shquar amerikane GlennClose. Regjisori me origjinë kolumbiane Rodrigo Garcia, i cili punoi për herë të parë me Close më 1999 për filmin Things You Can Tell Just by Looking at Her, bashkëpunoi për skenarin e aktores me shkrimtarët Gabriella Prekop dhe John Banville.

Historia e origjinës është Jeta e pazakontë e Albert Nobs e autorit irlandez të shekullit të 19-të George Moore. Kjo frymëzoi Simone Benmussa për shkruar një pjesë për teatër e cila u shfaq në fillim në Francë dhe më 1978 në Londër. GlennClose interpretoi më 1982 në një variant njujorkez të dramës dhe qysh atëherë ka dashur ta bëjë film. Në intervistën që ajo ka dhënë pas premierës në Festivalin e Torontos, vjeshtë 2011, përkrah partneres së saj Janet McTeer, – edhe ajo luan një burrë, Hybert Pejxh, – Close thotë se për realizmin e jashtëm të figurës, ka mbajtur për model imazhin e virgjëreshës shqiptare.

Albert Nobbs shërben në një hotel të sërës së lartë në Dublinin e varfër të periudhës viktoriane. Është i saktë dhe korrekt në zbatimin e urdhrave. Vetëm kur vjen mbrëmja në dhomën e tij të vogël, mund ta shohësh të numërojë të hollat që i fsheh poshtë një dërrase nën dysheme. Historisë ia ndërron faqen Hybert Pejxh, një piktor i punësuar në të njëjtin hotel. Kur të dy ndajnë dhomën, sekreti zbulohet. E nëse e kapërcen pragun e vërteta, Albert do të flaket në rrugë.

Kritikët ndahen. Disa e vlerësojnë performancën e aktores GlennClose nga më të mirat e karrierës së saj, një rol që mund ta çojë drejt nominimit për Oscar-in e gjashtë (Lidhje të rrezikshme dhe Tërheqje fatale ndër të tjera). Vlerësohet e shkëlqyer puna që ka bërë kostumografi Pierre-Yves Gayraud me veshjet që tregojnë hendekun social çka përcakton frymën e Albert Nobbs-it. Po edhe puna e drejtorit të fotografisë Michael McDonough që e sjell periudhën të gjallë. Por ndoshta problemi me këtë film qëndron tek natyra e personazhit kryesor thotë një tjetër kritik. Nobsi ka një pamje prej fantazme dhe është një sfidë e pakapërcyeshme që ti japësh sado pak jetë personit të tij.

Intervista/ Glenn Close dhe Janet McTeer për heronjtë e palëvduar të Albert Nobsit

Albert Nobbs njihet si projekti i zemrës i Glenn Close, ku ajo ka rolin e një burri, por filmi ka një strukturë më të ndërlikuar. Në këtë intervistë të përbashkët me dy protagonistet, Glenn Close dhe Janet McTeer, marrë nga Dana Harris, botuar në Indie Wire, në Toronto International Film Festival me rastin e premierës. Ato flasin për kapërcimet gjinore, për pushtetin e një gruaje të jashtëzakonshme shqiptare dhe pse Albert Nobbs meriton të nominohet për përdorimin e shkëlqyer të skenave nudo.

Mendoni se Albert ishte njeri i lumtur?

G.Close: Alberti se ka idenë çështë lumturia. Është një i mbijetuar që bën punë të padukshme. Një njeri i padukshëm zgjedh punë të padukshme. Në periudhën viktoriane të shekullit të 19-të, shërbyesit nuk mund ta shihnin tjetrin në sy. As të shihnin, as të flisnin dhe as mund tiu flisje. Ajo përballon jetesën dhe kursen para që të mos përfundojë në rrugë apo në vorfënore. Ishte 14 vjeç kur pa sa e shëmtuar ishte bota dhe kjo e frikësoi. E kërkon lumturinë pa ditur ku ti hedh sytë, por kupton që është diçka që e dëshiron.

J. McTeer: Ajo e ka ndarë veten nga vetja. Kurse Hyberti jo. Alberti shikon tek ai njeriun që gjoja e jeton këtë jetë të fshehtë.

GC: Nuk ma do mendja që Hyberti e kupton sa i izoluar është Alberti.

JM: Jo.

Sa grim dhe proteza ju është dashur?

JM: Oh, zot i madh.

GC: Kemi bërë prova serioze. Më është dashur të ndryshoj formën e hundës. Edhe këta janë zmadhuar… meqë i kam shumë të vegjël veshët.

JM: Kur punon me aktore në role burrash, smund ti bësh me mjekër, smund të thuash që janë burra.

GC: Hybertit ia bëmë hundën si të thyer sepse ishte grua e rrahur.

JM: Dhe plot gjëra për ta ashpërsuar lëkurën. Dy orë punë çdo mëngjes.

GC: Albertin e shqetëson çfarë i ka ndodhur në vite fytyrës së tij. Ajo nuk është sqimatare. Nuk ia hedh kurrë sytë vetes në pasqyrë. Kam një foto të një gruaje nga Shqipëria

Grua nga Shqipëria?

GC: Po, e kam lexuar në një artikull të National Geographic, ekziston një element kulturor në Shqipëri që, nëse një familje nuk ka trashëgimtar mashkull, caktonin një grua për ti përfaqësuar në bashkësinë mashkullore. Kjo grua që ka jetuar si burrë ishte modeli im. Vija e flokëve të saj, vetullat, lëkura, duart e saj… gjithë këto vite kam menduar për këtë njeri.

Bashkë me grimierin Matthew Mungle bëmë disa prova dhe një moment kur e pashë veten në pasqyrë qava, sepse nuk isha më unë. Mendoja se do ta ruante thelbin e fytyrës sime të njohur. Por ai më lehtësoi nga kjo barrë. Nuk bëri gjëra të mëdha të çuditshme me fytyrat tona.

JM: Jo, jo. Gjëra të vockla fare, vetullave… u ndryshoi formën.

GC: Nuk do tia kisha dalë pa Methjun.

Keni gjetur histori të ngjashme të asaj kohe?

JM: Shumë njerëz kanë jetuar kësisoj. Një gjë duhej mbajtur mend për Anglinë ku ndryshe nga këtu, sodomia, nëse ishe homoseksual, ishte e paligjshme. Të dëbonin jashtë vendit. Skishte gjë kundër lesbizmit sepse Mbretëreshë Viktoria nuk besonte që ekzistonte.

Është shumë interesante në kontekstin e influencës kulturore të mbretit apo mbretëreshës dhe fleksibilitetit të tyre ndaj funksioneve të gjinisë.

GC: Them se… së fundi, gjinia nuk përbën dallim. Është emocionuese kur sheh Hybertin dhe (gruan e saj) Kethlinën. Shikon dy njerëz që kanë një lidhje të fortë, që e duan njëri-tjetrin. Ata kanë mirësinë ta quajnë Albertin z. Nobs dhe jo të thonë Ah, pa prit, e dimë që je grua. E dinë që ajo është krijesë delikate dhe janë të hapur e të dashur.

JM: Është e mrekullueshme që kjo ka ndodhur në një kohë përpara etiketave. Grua e rregullt, çift i rregullt, burrë homoseksual, grua lesbike, ndër-gjinor ata nuk ishin të tillë. Në fund

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›