Mbikqyrja elektronike, nënshkruhet pakti
Kreu i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth vetëm pak minuta më parë firmosi marrëveshje me ministrin e drejtësisë Eduard Halimi në lidhje me mbikqyrjen elektronike.
Halimi gjatë fjalës së tij u shpreh se OSBE-ja ishte një partner shumë i rëndësishëm në aplikimin e kësaj reforme. Reforma për mbikqyrjen elektronike për të dënuarit është më ambiciozja dhe është pjesë e reformës në drejtësi, u shpreh ministri.
Ambasadori Ëollfarth theksoi se kjo reform është më modernia për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërinë lidere në rajon.