E Diel, 1 Nëntor 2026

MF: Inspektimi Financiar s’është duplikant i KLSH-së

Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, u shpreh se kjo paketë ligjore bën pjesë në përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së si dhe është mbështetur dhe formuluar me mbështetjen e fuqishme te Komisionit Evropian (DG Budget).

“Me këtë ligj ndahet dhe precizohet përfundimisht objekti i punës se Auditit te Brendshëm dhe shmanget cdo lloj konfuzioni ne veprimtarinë e tij si veprimtari e brendshme e institucionitorganizatës”, tha zv/ministri.

Haldeda u shpreh se veprimtaria e Inspektimit financiar nuk interferon dhe as dublon veprimtarinë e KLSH, Auditit, pushtetit vendor apo institucioneve te tjera.

“Përkundrazi, ajo plotëson dhe qartëson aktivitete te paplanifikuara dhe te rastit që vijnë nga ankesat e qytetareve, medias, dhe kur kërkohet nga institucione shtetërore vetëm për problematike tejet te veçante dhe te momentit, pra thjesht fotografon ngjarjen/ankesën”, sqaroi.

Në fund të deklaratës, zv/ministri i Financave tha se ngritja e kësaj njësie do të minimizojë keqmenaxhim e shpërdorimin e fondeve publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›