E Diel, 1 Nëntor 2026

Boteroret Anglia akuzon FIFA-n. Obama Vendimi i gabuar

Vendimi i FIFA-s per ti besuar organzimin e Boterorit 2018 dhe 2022 perkatesisht Rusise dhe Katarit ka ndezur festen ne shtetet qe do te presin kompeticionin me te rendesishem te futbollit por ne te njejten kohe nuk eshte pertypur nga vendet e tjera kandidate per te pritur kete kompeticion.

Pas njoftimit te presidentit Blatter ne Moske mijera njerez kane festuar nderkohe qe kreret me te larte te shtetit presidenti Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin kane shpejtuar ta cilesojne vendimin e FIFA-s te drejte duke premtuar se do te shperblejne kete besim duke qene gati ne kohe per te pritur kete kompeticion gjigand.

E njejta gje ka ndodhur ne Katar ku ne kryeqytetin Doha me mijera njerez kane mbushur rruget kryesore per te festuar marrjen e organizimit te Boterorit 2022 qe per here te pare ne histori do te zhvillohet ne nje shtet arab.

Katari mundi vetem ne raundin e katert te votimit te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s SHBA-ne duke marre 14 vota kundrejt 8 te kandidatures amerikane. Ky rezultat nuk eshte pritur mire edhe nga vete presidenti i SHBA Barack Obama i cili shkurtimisht e ka cilesuar si te gabuar kete vendim.

Me te ashpra kane qene reagimet e ardhura nga Anglia kandidatura e te ciles per te marre organizimin e Boterorit 2012 u eliminua qe ne raundin e pare pasi mori vetem 2 vota. Sipas mediave britanike kjo ishte hakmarrja e FIFA-s pas akuzave te tyre per korrupsion ne drejtim te disa anetareve te Komitetit Ekzekutiv nderkohe qe e perditeshmja The Sun shkon me tej duke bere te ditur se Rusia e dinte 24 ore perpara votimit se do te ishte fituese per organizmin e Boterorit 2018.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›