E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramovic dhurate djalit skuadren e FC Kopenhagen

Interesimi Manjati rus biseda per blerjen e nje pjese te konsiderueshme te aksioneve

Roman Abramovic zbarkon ne Danimarke. Per momentin mbetet vetem nje hipoteze por sipas mediave te vendit nordik manjati rus i Celsit duket i interesuar qe te bleje nje pjese te konsiderueshme te aksioneve te FC Kopenaghen. Spekulimet kane nisur te qarkullojne pas lajmit te publikuar nga tabloidi Ekstra Bladet qe fliste per takime te shumta te aksionereve te klubit dhe Arkadi Abramovic 17-vjecari qe eshte djali i madh i pronarit te gjigandeve te Premier League. Ky interesim eshte pergenjeshtruar nga Frenk Arnesen ish-mesfushor dhe tashme drejtor sportiv i Celsit. Ai ka theksuar se nuk ka pasur kurre takime ndermjet paleve. Me siguri mund te thuhet vetem se nese keto zera jane te vertete duket se eshte pikerisht danezi Arnesen nje njeri i besuar i Abramovic i perzgjedhuri per te bere detyren e negociatave. Investimi i pronarit te Celsit do te cilesohej si mjaft pozitiv nga klubi qe pavaresisht perfitimeve nga Champions League e mbylli vitin e kaluar me nje deficit prej 250 milione dollaresh amerikane. Mendohet se viti 2010 do te jete mjaft pozitiv per FC Kopenaghen prej te ardhurave nga aktiviteti me prestigjioz per klube ne kontinent. Me fjale te tjera nese marreveshja me Roman Abramovic do te konkretizohet ajo do te kete vetem efekte pozitive per danezet nderkohe qe Arkadi do te merrte dhuraten e tij per Krishtlindje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›