E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona skuadra me e mire e te gjitha koherave

Katalanet Gazeta El Mundo Deportivo nis fushaten pas triumfit 5-0 ne El Clasico

Loje spektakolare ndeshje qe qendrojne ne kujtese yje te futbollit boteror dhe triumfe. Keto jane kater elementet e nevojshem per skuadrat e paharrueshme ato qe me ciklet e tyre fitues kane shkruar me germa te arta emrin ne historine e futbollit. Me ne fund listes se pasur me emra te medhenj i eshte shtuar edhe Barcelona nje klub thelbesor ne universin e top-kembes. Katalanet kane fituar shume por asnjehere nuk kane pasur nje ekip pas te cilit do te dashuroheshin te pasionuarit e se gjithe botes kete qellim nuk e realizoi dot as Dream Team e drejtuar nga Krujf ne vitet lsquo90. Tashme blaugranat kane arritur qe ti bindin te gjithe fale Guardioles Mesit Ksavit apo Iniestes. Nje grup i jashtezakonshem lojtaresh qe te henen u ngjiten ne Olimp. Kunder Realit te Madridit Barca zhvilloi ndeshjen e historise e cila perfundoi me rezultatin e pabesueshem 5-0 ndersa filozofia tique-toque ku skemat vihen ne funksion nepermjet pasimeve te shkurtra arriti perfeksionin. Teknika u konkretizua me vertikalizime te rrufeshme dhe variante sulmuese qe nen drejtimin e Leo Mesit duken te pafundme. Gazeta El Mundo Deportivo ka nisur fushaten per blaugranat duke ngritur pyetjen nese kjo Barcelone eshte skuadra me e mire e te gjitha koherave apo mund te behet e tille per tu krahasuar me Brazilin e Peleacute Holanden portokallen mekanike Milanin e Sakit apo Interin e Herreras.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›