Rusia merr Boterorin 2018 Katari edicionin e vitit 2022
Rusia dhe Katari u shpallen fituese dhe kjo mund te perkthehet si dy risi per futbollin. Edhe pse tendenca e oreve te fundit perpara votimit shihte si favorite Angline ndodhi e kunderta organizimi i Kupes se Botes 2018 iu besua vendit te Europes Lindore. Rusia mposhti edhe konkurrencen e kandidaturave Holande-Belgjike e Spanje-Portugali. Nderkohe edicioni i vitit 2002 do te organizohet per here te pare ne nje vend arab ne kete rast parashikimi ishte me i drejte pasi Katari triumfoi perballe rivalitetit te SHBA-se Australise Japonise dhe Korese.
Ashtu sic kishte premtuar sapo mori lajmin e fitores Kryeministri rus Putin u nis drejt Zyrihut per te festuar. Perpara nisjes se avionit per ne Zvicer ai dha nje deklarate per agjencine Itar-Tass Po shkoj ne Zyrih. I kisha thene FIFA-s se nese Rusia do te fitonte te drejten per te organizuar Boterorin do te shkoja aty. Deshiroj te falenderoj personalisht anetaret e Komitetit Ekzekutiv dhe do te nisim menjehere bisedat per detajet e evenimentit. Vendi yne do te beje gjithcka qe nevojitet qe Kupa e Botes 2018 te jete e nje niveli te larte. Kemi shume pune per te bere stadiume aeroporte hotele dhe rruge. Se bashku do te shkruajme historine ju falenderoj te gjitheve dhe ju siguroj qe nuk do te pendoheni per kete zgjedhje deklaroi perfaqesuesi i qeverise Igor Shuvalov. Ngazellehet edhe Presidenti rus Dmitri Medvedev Urra fitore Do te organizojme Kupen e Botes 2018 ishte komenti i tij ne lsquoTwitter. Tashme duhet te pergatitemi sa me mire per kete eveniment dhe te arrijme nje rezultat te kenaqshem. Per aktivitetin e 2018-s humbesja e madhe eshte Anglia kandidatura britanike edhe pse shihej si favorite deshtoi qe ne turin e pare te votimit ku ne total ishin 22 vota 21 anetare te ekzekutivit dhe presidenti Blater. Ne turin e dyte Rusia mori pjesen me te madhe te votave perballe Spanje-Portugali dhe Holande-Belgjike.
Nderkohe Boterori 2022 iu besua Katarit. Shteti qe njihet per rezervat e naftes e mbi te gjitha te gazit natyror fitoi fale forces ekonomike se ciles i shtohet edhe pozicioni gjeografik. Vendi arab duhet te zgjidhe dy ceshtje vapen e madhe ku ne ndihme pritet te vije teknologjia dhe siperfaqen e vogel. Per problemin e dyte eshte vendosur qe stadiumet te ndertohen ne nje rreze prej 50 kilometrash praktikisht si nje fshat i madh olimpik. Faleminderit qe besuat te Katari qe zgjodhet nje risi per te zgjeruar kufijte e futbollit dhe qe i dhate nje shans Lindjes se Mesme ishte komenti i Mohamed bin Hamad Al-Thani president i komitetit te kandidatures se ketij vendi. Nuk do te pendoheni. Jemi krenare qe na zgjodhet dhe do tju bejme krenare. E para per evenimentin e vitit 2022 u eliminua Australia e cila u pasua nga Japonia dhe Koreja e Jugut ndersa ne fund Katari triumfoi perballe SHBA-se.