Botërori 2010, kombëtarja zhgënjen në Maltë
Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka shkuar më tepër se një barazim pa gola, përballë përfaqësueses malteze në takimin e sotëm. Futbollistët kuqezi nuk kanë vënë asnjëherë në vështirësi portierin maltez, Haber.Pas një pjese të parë në ekuilibër të plotë, kanë qenë maltezët ata që kanë pasur rastet më të mira për shënim në 45 minutat e pjesës së dytë. Skema me një sulmues të vetëm, e hedhur në fushë nga trajneri hollandez Ari Han, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Bogdani, i vetëm në sulmin kuq e zi, nuk është mbështetur sa duhet nga mesfushorët Duro dhe Skela. Ndërkohë, sulmuesi tjetër Berisha ka hyrë në lojë vetëm në minutat e fundit.Pas këtij barazimi, Shqipëria renditet në vendin e tretë të grupit 1, në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Malta arrin të marrë pikën e parë në eleminatoret e kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Takimi i radhës për përfaqësuesesen shqiptare do të jetë në 28 mars, ndaj Hungarisë në 'Qemal Stafa".