E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti:Nesër nis shpërndarja e listës paraprake së zgjedhësve

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile,Armand Teliti, i ftuar nw Ora News deklaroi se lajmi që Shqipëria ka një Regjistër Kombëtar të Gjendjes Civile, ku nuk ka më emra të dubluar është një arritje e madhe. Sipas tij, ky fenomen nuk ka asnjë mundësi që të përsëritet në të ardhmen, për shkak të teknologjisë se përdorur. Teliti vlerësoi se regjistri kombëtar krijon lehtësira të mëdha. Armand Teliti deklaroi se nesër nis procesi i shpërndarjes së listave paraprake të zgjedhëvse për të gjitha zyrat e qeverisjes vendore. Teliti deklaroi se për 97% të votuesve është bërë me dije numri i njësivë vendore ku ata do të votojnë. "3 milionë e 133 mijë votues do të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit, duke përfshirë edhe emigrantët, ndërkohë që numri total i popullsisë është 4 milionë e 249 mijë shtetas", shpjegoi ai. Teliti theksoi se sot KQZ-ja ka marrë të plotë ndarjen e qytetarëve shqiptarë në bazë të njësive vendore, dhe në këtë mënyrë ka plotësuar në nga obligimet kryesore kundrejt saj. "Sfidat e Gjendjes Civile për të ardhmen është krijimi i sistemitn kombëtar të adresave dhe dixhitalizimi i arkivave", tha Teliti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›