E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i botës, Brazili triumfon përball Italisë (video)

Londër - Brazili me një pjesë të parë të mrekullueshme arriti të mposhtë mbrëmë 2-0 në “Emirates Stadium” përfaqësuesen italiane në derbin e botës. Skuadra e Dungës ishte shumë herë më e qartë në veprimet e saja sesa përfaqësuesja italiane e drejtuar nga Marçelo Lipi.

Italia do të shënonte një gol në fillim të takimit me anë të Grosos, por anësori e cilëson futbollistin në pozicion jashtë loje. Në minutën e 13-të është Leano që kalon Brazilin në avantazh pas një aksioni me të vërtetë perfekt. Gjithçka milimetrike në kombinimet e futbollistëve brazilianë, dhe avantazhi ishte mëse i merituar.

Italia futet në një gjendje hutimi pas pësimit të golit të parë. Pas 13 minutash, në minutën e 26-të, është radha e Robinjos të shpalosë talentin e tij. Futbollisti brazilian i merr nga këmbët topin Pirlos, dhe pasi bën ç’të dojë me tre brojtës italianë nuk e ka të vështirë të mposhtë edhe portierin më të mirë të të gjitha kohërave me një super gol. Reazultati shënon 2-0 për Brazilin.

Italianët bëjnë disa përpjekje të vakëta në gjysmën e dytë të pjesës së parë, por pa arritur dot të rrezikojnë seriozisht.

Pjesa e dytë do ta shihte Italinë më këmbëngulëse në aksionet e saj. Në këtë pjesë Italia del në lojën tradicionale, duke shkaktuar ndërhyrje të shumta, dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Në këtë pjesë, më i miri i brazilianëve padyshim ishte portieri Hulio Sezar. Gardiani që mbron portën e Interit në Serinë A u bë disa herë shpëtimtar i rezultatit 2-0 me pritjet e tij të pazakonta.

Më këtë fitore, megjithëse nuk është kampion bote, Brazili tregoi edhe një herë se mbetet skuadra për t’u mposhtur. Më poshtë do të japim të dhënat e ndeshjes, dhe golat e mrekullueshëm të brazilianëve.

Brazil-Itali 2-0

ITALIA (4-3-3): Buffon; Zambrotta, Legrottaglie, Cannavaro, Grosso; De Rossi (13' pII Aquilani), Pirlo (31' pII Dossena), Montolivo (1' pII Perrotta); Pepe (1' pII Camoranesi), Gilardino (1' pII Toni), Di Natale (1' pII Rossi).

Në stol: Amelia, Bonera, Gamberini, Quagliarella, Iaquinta, De Sanctis.

Trajner: Lippi.

BRAZILI (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan (33' pII Thiago Silva), Marcelo; Elano (25' pII Daniel Alves), Gilberto Silva (43' pII Josuè), Felipe Melo; Ronaldinho; Adriano (35' pII Pato), Robinho (43' pII Julio Baptista).

Në stol: Doni, Luisao, Adriano Correia.

Trajner: Dunga.

Gjyqtar: Webb (Angli)

Golat: pI 13' Elano, pI 26' Robinho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›