Botërori 2014: Sudani humb në tavolinë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ia ka dhuruar fitoren në tavolinë Zambisë, në ndeshjen e zhvilluar kundër Sudanit, e vlefshme për Grupin D të kualifikimeve afrikane për Botërorin 2014.
Vendimi i shtëpisë së futbollit botëror arsyetohet me faktin se Sudani e kishte vendosur në fushë një lojtar që ishte i diskualifikuar.
Po ashtu, ky vend është gjobitur edhe me 6 mijë franga zvicerane. Sudani e kishte fituar takimin e zhvilluar më 2 qershor në Khartoum me rezultat 2:0, por fitorja me rezultat 3:0 i takoi Zambisë, e cila tash është në krye të grupit me 6 pikë.