E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, Al Kaeda këcënon : Katastrofë gjatë ndeshjeve në Afrikën e Jugut"


Al Qaeda kërcënon se do të godasë kombëtaren italiane gjatë kampionatit botëror të futbollit që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti televiziv "CBS", që publikon një lajmërim të marrë në internet , në të cilin rrjeti terrorist i Osama Bin Ladenit, deklaron se ka në shënjestër kombëtaren amerikane, atë angleze, franceze, kombëtaren gjermane dhe atë italiane. "çfarë surprize kur në stadium dhe në televizion do të dëgjohet zhurma e një shpërthimi, e me qindra të vdekur", thuhet në deklartën e bërë publike në internet nga Al Kaeda.
Në tekstin e publikuar në faqen e internetit nga Aqmi, krahu i armatosur i Al Qaeda-s në Afrikën e Veriut, organizata terroriste kërcënon të përgjakë botërorin e futbollit, duke drejtuar gishtin kundër vendeve që bëjnë pjesë në " fushatën sioniste kundër islamit".
Artikulli i publikuar në internet mban firmën e algjerianit Muhammad Al Salafi.

"Kampionatet ndiqen nga telespektatorë nga e gjithe bota dhe transmetohen nga shumë rrjete televizive. Në një moment të vetëm, bota do të mund të mësojë e të ndjeje vuajtjet e fëmijëve myslimanë dhe grave myslimane, nëpërmejt sulmeve tona", thuhet në deklaratën e Al Kaedës. Terroristët kanë paralajmëruar se njerëzit e tyre do të ndjekin në vcecanti "ndeshjet e grupit C, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, por edhe të tjerat do të jenë në shenjëstër të sulmeve, sidomos grupi A ku luan Franca, grupi D, ku është Gjermania, dhe grupi F ku luan Italia.
"Të gjitha këto vende , marrin pjëse në kryqëzatën kundër Islamit", thuhet ne deklaratën e Al Kaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›