Gjyshi i Bleonës, apel për gjetjen e vogëlushes

Një muaj pas zhdukjes së 6-vjeçares Bleona Mata familjarët e saj bëjnë apel për gjetjen e vajzës. Në një linjë telefonike për "Ora News" gjyshi i 6-vjeçares, Izet Mata ka deklaruar se që nga zhdukja e Bleonës nuk dihet asgjë për mbesën e tij. Sipas tij policia po vazhdon kërkimet duke shtuar se për gjetjen e 6-vjeçares është i organizuar i gjithë policia e qarkut. Gjithashtu Izet Mata ka bërë thirrje të gjithë personat që dinë diçka për zhdukjen e 6-vjeçares të japin ndonjë informacion. "Duam që vajza të na kthehet gjallë ose vdekur" përfundon gjyshi i vogëlushes duke falenderuar të gjithë komunitetin për ndihmën.
Vogëlushja 6-vjeçare Bleona Mata rezulton e zhdukur që nga 22 maji i këtij viti ndërsa ishte duke kullotur bagatinë në fshatin Zapod të Kukësit.
Vogëlushja 6-vjeçare Bleona Mata rezulton e zhdukur që nga 22 maji i këtij viti ndërsa ishte duke kullotur bagatinë në fshatin Zapod të Kukësit.