E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivalët: cila është ZTE

www.albania-sport.com - Kundërshtari i Tiranës, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), u rendit në vendin e pestë sezonin e kaluar në kampionatin hungarez, duke koleksionuar 53 pikë në 30 ndeshje (15 F, 8B, 7H).

President i skuadrës është Ferenc Nagy, ndërsa trajner është Janosh Csank (54 vjeç), një ish-portier dhe një nga trajnerët më të suksesshëm në Hungari (ish-trajner i Ferencvaroshit). Fanellat zyrtare i ka të bardha. Ndeshjet i luan në stadiumin “Ground ZTE Arena” (14 mijë vende).

Zalaegerszegi Torna Egylet është ekipi i qytetit hungarez Zalaegerszeg, në kohën kur ishte ende gjallë perandoria austro-hungareze. Është themeluar në vitin 1912 (Tirana, në vitin 1920). Skuadra bëri bujë nën drejtimin Jozef Vadash. Historia në kampionat nis në vitin 1924, kur Zalaegerszegi ishte pjesë e kategorisë së dytë hungareze.

Në vitin 1934 fitoi titullin e këtij kompeticioni dhe u bë pjesë e elitës së futbollit hungarez. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore nën regjimin e admiralit Miklos Horthi fusha dhe pajisjet e skuadrës u konfiskuan. Pas luftës, në vitin 1957, ZTE u shkri me dy ekipe të tjera lokale, duke sinjalizuar rilindjen e klubit. Nga ai vit deri në fillim të viteve 1990, ZTE nuk ishte një ekip me pretendime. Kampionatin dominohej nga klubi i kryeqytetit hungarez, Ferenvarosh i Budapestit.

Në vitin 1994, ZTE fitoi një vend midis ekipeve më të mira të Hungarisë, ndërsa në sezonin 2001-2002 fitoi titullin e parë kampion duke lënë pas Ferencvaroshin. Shkëlqimi zgjati shumë pak, pasi u rendit në sezonet pasardhëse në vendet e ulëta të renditjes.

Në historinë e saj ndërkombëtare, ZTE, eliminoi në Ligën e Kampionëve kampione e Kroacisë, NK Zagreb (me gol në fushën kundërshtare) në turin e dytë dhe në turin e tretë takoi Mançester Junaitid, duke arritur një fitore historike në Hungari 1-0 me golin e minutave të fundit nga Bela Koplarovics. Megjithatë, në ndeshjen e kthimit humbi 5-0 në “Old Traford”, duke u eliminuar nga vazhdimi i kompeticionit.

Në Ligën e Kampioneve (1 paraqitje) ka zhvilluar 4 ndeshje: 2 fitore, 2 humbje (3-7 golat, një tur i kaluar). Në Kupën UEFA (1 paraqitje) ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (1-9 golat). Edhe në ish-kupën Intertoto ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (0-5 golat).

Mançester Junaitid, Rubin Kazan, NK Zagreb janë disa nga skuadrat që është ndeshur në arenën ndërkombëtare.

Në skuadrën që mbylli sezonin e kaluar, përveç lojtarëve hungarezë numëron dy lojtarë serbë, dy sllovenë një malazias, një letonez, , një sllovak, një boshnjak, por dhe një holandez me origjinë indiane (Princ Rajkomac).

Në ndeshjen e fundit miqësore (të luajtur sot), ZTE fitoi 2-1 me Krilia Szovetov; golat nga Illes dhe Rajkomac.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 21 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›