E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, zbardhen rivalet

www.albania-sport.com - Tirana, skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë do të përballet me hungarezët e Zalaegerszegi TE në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, ndërsa debutuesi historik shqiptar, Laçi, do të sfidojë bejllorusët e Dnepr Mogileve. Ndeshjet e para do të luhen, më 1 korrik ndërsa ato të kthimit, më 8 korrik (në Hungari e Bjellorusi).

Besa, fituesja e Kupës së Shqipërisë, do të përballet në tyrin e dytë kualifikues të Ligës së Europës kundër rekordmenëve të Greqisë, Olimpiakosit të Pireut.

Nëse Tirana do të eliminojë skuadrën hungareze, Zalaegerszegi TE, atehërë do të përballet në turin e dytë me holandezët e Utrehtit. Laçi nëse ia del të kalojë bjellorusët e Dnepr Mogileve do të ndeshet me norvegjezët e Stabaek, skaudra që eliminoi sezonin e kaluar Tiranën në turin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve.

Në turin e parë eliminator marin pjesë 52 ekipe, të ndara në 26 çifte (ndeshjet zhvillohen, më 1 dhe 8 korrik), ndërsa në turin e dytë do të krijohen 40 çifte ekipesh, e ku marin pjesë skuadra të tilla si Olimpiakos (Greqi, është çiftuar me Besën e Kavajës), Beshiktashi, Rapidi i Vjenës (skuadra e Hamdi Salihit dhe Atdhe Nuhiut).

Në Ligën e Europës merr pjesë edhe skuadra e Admir Telit, azerbajxhanasit e Qarabag, e trajnuar tani nga ish-kapiteni i Anglisë, Toni Adams. Qarabag do të luajë kundër Metalurgut të Shkupit. Anorthosis Famagusta e ish-portierit Arjan Beqaj merr pjesë në turin e parë.

Në turin e parë eliminator merr pjesë edhe ish-skuadra e Altin Haxhit, qipriotja Apoel, si dhe Turi i tretë midis ekipeve të tjera ofron edhe Liverpulin.

Kampionia në fuqi e Ligës së Europës është Atletiko e Madridit. Finalja do të luhet në Irlandë, në “Dublin Arena”, më 18 maj 2001.

Liga e Europës

Turi i parë eliminator

1/8 korrik 2010
Tirana- Zalaegerszegi TE (Hungari)
Laçi-Dnepr Mogileve (Bjellorusi)

Turi i dytë eliminator
15/22 korrik 2010

Besa-Olimpiakos (Greqi)
Utreht-fituesja Tirana/ZTE
Stabaek (Norvegji)-Laçi/ Dnepr Mogileve


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 21 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›