Aksionet shtetërore në shitje. Privatizimet, gati shitja e stadiumeve

280 objekte nga më shumë se 2000 asete shtetërore që do të privatizohen janë gati për tu shitur. Ministri i ekonomisë Dritan Prifti thotë në një intervistë për ALSAT se kjo listë po shtohet dita ditës edhe me objekte të tjera.
"Ne kemi hapur për privatizim afërsisht 280 asete të ndryshme. Ne nga dita në ditë jemi duke marr nga dikasteret kryesore te vendit, nga ministritë apo institucionet e tjera asete të reja që do të hyjnë në proces privatizimi. Jo më larg se dje ka ardhur nga Ministria e Kulturës një listë tjetër ku përfshihej stadiumi 'Qemal Stafa', stadiumi 'Asllan Rusi'. Pra, asete të tjera me vlerë që i shtohen privatizimit. Nga ministria e Mbrojtjes më ka ardhur një listë asetesh të tjera të ministrisë së Mbrojtjes, pallate oficerash, reparte në zona shumë të mira, me vlera të rëndësishme", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
Ndërkohë qeveria synon të nxjerrë në treg për shitje brenda vitit Albpetrolin dhe aksionet shtetërore të kompanive strategjike. "Albpetrol, Albtelekom, ARMO, INSIG do të të tentohen të bëhen brenda vitit. Këto janë asetet më të dukshme, pastaj ka prona pa fund në vende të ndryshme të Shqipërisë, përfshi Tiranën, zonën rreth Tiranës, në bregdet. Ne deri tani i kemi dhënë prioritet kërkesave që kanë ardhur nga pronarët, në qoftë se ka pronar apo ish pronar të aseteve shtetërore. Deri tani 100 për qind kërkesat që kanë ardhur nga pronarët janë futur në proces privatizimi", tha Prifti.
Qeveria programoi një privatizim të gjerë të aseteve shtetërore për të mundur të mblidhte sa më shumë të ardhura për buxhetin. Pjesa më e madhe e tyre pritet të shiten deri në fund të vitit 2011.
Adi Darsi