E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Berisha: Opozita të miratoje ligjet me 84 vota

Ka zgjatur më tepër se 2 orë debati i lirë në kuvend, kohë gjatë së cilës kryeministri Berisha i ka kërkuar opozitës votat për ligjet e rëndësishme dhe ndryshimin e kushtetutës. Pas deklaratës së Parlamentit Europian, Berisha ofron amendimin e plotë të kodit zgjedhor sipas dëshirë të socialistëve, imunitetin e deputetëve në këmbim të 84 votave për ligjet e tjera të arkivuara në kuvend.

“Të ulemi të trajtojmë në përputhje me traditën pozitive të këtij kuvendi ligjet dhe kushtetutën e vendit, reformat dhe bashkëpunimin në tërësi. Edhe një herë ju bëj thirrje në rast se nuk është qëllimi i gjithë këtij qëndrimi mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ulemi dhe të bëjmë reformën ashtu sic do të donit ju si opozitë dhe ne tua votojmë këtu në parlament. Po tani zotëri, cfarë bëni ju? Qeveritarët dhe pushtetarët i mbroni ju me imunitetin? Jo zotërinj deputetë! Votoni të heqim imunitetin. Mirë, e kuptoj se fill pa dorëzimit të pushtetit kishit makthet dhe ankthet tuaja për të votuar ligjet. Po sot cfarë keni” tha Berisha.

Kryeministri foli dhe votimin e hapur të dekreteve të presidentit për gjyqtarët, votim i cili nëse bëhet me 84 vota do të sjellë një seri ndryshimesh ligjorore për institucionet e tjera. Por kryeministri iu referua dhe grevës së urisë së Partisë Socialiste dhe citimit të vargjeve të shkrimtarit të tij të preferuar Fan Noli nga Edi Rama.

“Në qoftë se ma ka shpifur ndonëjherë njeri ishte kryetari juaj kur mirrte të vetmin aspekt tragjik të Nolit. Gjeti ngushëllimin e tij duke krahasuar veten me Nolin.... Po pse mbeti Berisha? Merita ishte e juaja. Edhe kundërshtarin tim të parafundit keni vetinë gjeniale për të ma bërë sekretar të përgjithshëm partie. Do të duhet të them se unë, në rast se vjet deklarova se do të jem 35 vjet në këtë sallë, por po vazhuat kështu përgatituni të shihni në atë kalë aty dhe unë nuk kam pse ti zbres” tha Berisha.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›