Botërori i Afrikës, Adidas jep trofetë për futbollistët
GJERMANI- Botërori i Afrikës së Jugut do të mbahet mend për triumfin e Spanjës, por edhe për heronjtë e shumtë, të cilët i dhanë shkëlqimin turneut në muajt e verës.
Kompania Adidas, që ishte sponsorja e Kupës së Botës, ka dhënë në Gjermani çmimet për futbollistët më të mirë të saj, ku Topin e Artë e ka marrë uruguajani Forlan, autori i 5 golave me përfaqësuesen e vendit të tij.
Çmimet janë dhënë nga ish-mbrojtësi i Gjermanisë Franc Bekenbauer dhe nga bosi i kompanisë Adidas Herber Hainer.
“Trofetë me skuadrën janë më të rëndësishëm sesa këta, kështu që personalisht do të doja të fitoja Botërorin. Ishte shpresa e gjithë vendit”, deklaroi Forlan në momentin e marrjes së trofeut. Ai pason Zinedin Zidan, Oliver Kahn dhe Ronaldon për këtë çmim.
Ndërkohë, Këpuca e Artë iu dorëzua sulmuesit të Gjermanisë Tomas Myler. Ai shënoi 5 gola në Botëror, ashtu si David Vija, Forlan dhe Uesli Shnajder, por fakti që dha dy asiste, i siguroi titullin e golshënuesit.
“Ishim një skuadër e re dhe askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte, - deklaroi Myler. – Disa thoshin se jemi skuadër e mirë, disa të tjerë ishin pesimistë, por ne e bëmë krenar gjithë vendin”, shtoi ai.
Trofeu i tretë i Adidas, Dorashka e Artë, i shkoi portierit Iker Kasijas, portieri që fitoi Kupën e Botës me Spanjën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)